• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi i kërkon ‘llogari’ Lu-Vlahutin: Dhatë garanci për reformën por koha i dha të drejtë PD

by A R
18/01/2018 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u ka dërguar letër ambasadorëve Donald Lu dhe ROmana Vlahutin llidhur me ecurinë e reformës në drejtësi.

Ajo ngre shqetësimin për minimin sipas saj të dialogut politik nga mazhoranca. Kryemadhi e vlerëson të patolerueshëm përbuzjen e opinionit të ONM nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit sipas saj.

“Problemi me kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtesi. Sjella arrogante e mazhorances ka minuar rende dialogun politik. Moment i patolerueshem është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshem i Kuvendit (ish-sekretar i pergjithshem i ministrit Tahiri).  Veprimet e maxhorancës jane te nje linje politike qe ka prioritet kapjen e drejtesise. Kapja e drejtesise do kete pasoja te renda politiko-shoqerore per vendin. LSI votoi pa asnje medyshje reformen dhe 7 ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA. Koha i dha te drejte mosvotimit te PD-se. Roli i nderkombetareve shume i rendesishem per krijimin e nje klime te re politike,” mësohet të jetë shkruajtur në letrën e Kryemadhit drejtuar ndërkombëtarëve.

Letra e plotë:

Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,

Përfitojmë nga rasti t’ju falenderojmë, Ju dhe Përfaqësitë tuaja Diplomatike në Shqipëri për takimin e fundit të organizuar së bashku, ku ndamë me ju shqetësimet, problematikat dhe sfidat në të cilat po përballet Shqipëria.

Problemi më kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi dhe më poshtë ju paraqisim dhe njëherë ngërçin e rrezikshëm të krijuar për shkak të shkeljes flagrante të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjeve përkatëse të Reformës në Drejtësi.

Sjellja arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik dhe veprimi më i fundit i zgjedhjes në mënyrë të njëanshme të Kryeprokurorit të Përkohshëm vetëm me 69 vota të maxhorancës, kur duhet të votohej së paku me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit, në shkelje të hapur të kushtetutës e të ligjit, ishte një veprim kulmor.

Kjo gjithashtu ka ulur mjaft besimin e qytetarëve te Reforma në Drejtësi pasi kredoja e kësaj reforme ishte paanësia, profesionalizmi dhe jo kapja politike.

Një moment i patolerueshëm është përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrit Tahiri), ky i fundit me gjithë se ONM është shprehur shumë qartë se kandidatë të caktuar si psh kandidati i shoqërisë civile Z. Alfred Balla i cili sipas ONM përveçse nuk plotësonte kriteret ligjore nuk kishte as dhe integritet moral, përkundrazi kualifikohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe klasifikohet i pari. E njëjta gjë dhe për kandidatin tjetër Z. Andi Muratej, ndërkohë që Znj. Qinami e klasifikuar e para dhe e vetmja që plotësonte të gjitha kriteret, klasifikohet e fundit nga Sekretari i Përgjithshëm. Është fare e qartë që ONM, roli i të cilës është sanksionuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë anashkalohet dhe nëpërkëmbet nga urdhërat politik me të cilët vepron Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. ONM përfaqësonte praktikisht monitoruesin dhe pjesëmarrësin aktiv të BE dhe SHBA në proces si garant të tij dhe aktualisht kjo garanci për fat të keq nuk ekziston më.                                                                                                           

Të gjitha veprimet e mësipërme të maxhorancës janë të një linjë politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë.

Kjo do të ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin, si dhe për  pritshmërinë e  qytetarëve për një sistem drejtësie të paanshme dhe të pakorruptuar.

Pra situata për shkak të këtyre qëndrimeve të maxhorancës, e cila e ka shndërruar arrogancën dhe përbuzjen e ligjit në një vijë sjellje, e ka bërë shumë të veshtirë komunikimin dhe bashkëpunimin politik mes maxhorancës dhe opozitës, për ato çështje të mëdha që na bashkojnë e ku integrimi europian është prioritet kryesor.

Duke analizuar me shumë përgjegjësi situatën politike dhe të zbatimit të ligjit, së bashku me forcat e tjera opozitare në vend kemi ndërrmarë një inisiativë të drejtpërdrejtë për të rikthyer kushtetutshmërinë e procesit të reformës në drejtësi, duke i drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, një kërkesë për rikthimin e ligjshmërisë në funksionimin e organit të Prokurorisë, si dhe disa propozime për zgjidhjen kushtetuese dhe ligjore të situatës e cila është jashtë kushtetutës dhe ligjeve të reformës.

Propozimet e paraqitura Kuvendit po i parashtrojmë më poshtë:

  1. Të anulohet akti antikushtetues i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm;
  2. Të plotësojmë vakumin kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm, në kushtet e mungesës së KLP-së;
  3. Pas plotësimit të vakumit kushtetues dhe ligjor, të bëjmë përpjekje serioze institucionale për të caktuar në mënyrë konsensuale një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, që i është nënshtruar paraprakisht procesit të Vettingut me procedurë të përshpejtuar;
  4. Ofrimin e mundësisë së zgjedhjes së kandidatit më të mirë, nëpërmjet një mekanizmi efikas zhbllokues, në rast se nuk arrihet konsensusi në Kuvend, për të shmangur përdorimin politik, qoftë edhe nga opozita, të këtij procesi.

Për më shumë informacion të detajuar lutemi të gjeni bashkangjitur shkresat zyrtare të dërguar Kryetarit të Kuvendit më datë 15 Janar 2018, të firmosura nga më shumë se 50 deputetë. Bashkëlidhur do të gjeni dhe pjesë nga raporti i verifikimit për kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë që vijnë nga shoqëria civile.

LSI është e gatshme që për çështje me prioritet madhor kombëtar edhe pse mes vështirësish komunikimi, të gjejmë zgjidhje të përbashkëta në interes të qytetarëve.

Reformën që votuam me 140 vota dhe 7 ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi, nëpërmjet garancisë tuaj si BE dhe SHBA, ne si LSI i votuam pa asnjë mëdyshje. Partia Demokratike ishte ajo e cila nuk votoi disa prej ligjeve dhe koha tregoi që konstatimet e tyre ishin të drejta.

Dëshirojmë t’ju sigurojmë se do të jemi gjithmonë promotorë të dialogut dhe konsensusit, duke e pasur procesin e Integrimit Europian si pjesë të ADN tonë, jemi të gatshëm të kontribuojmë në implementimin sa më korrekt të Reformës në Drejtësi.

Në këto momente delikate për të ardhmen europiane të Shqipërisë, roli juaj është shumë i rëndësishëm për krijimin e një klime politike të re që largon konfliktualitetin dhe konsolidon kulturën e zbatimit të ligjit dhe veçanërisht të reformës në drejtësi. Ndaj ne do të mirëprisnim çdo angazhim tuajin në këtë synim të përbashkët.

Me respekt,

Monika Kryemadhi.

/a.m.

Next Post
Një parti e Sanxhakut kërkon ndryshimin e statusit aktual

Një parti e Sanxhakut kërkon ndryshimin e statusit aktual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In