Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me maturantët në fokus të së cilit kanë qenë problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore.
Ajo është shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, për këtë arsye u bën apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj.
“Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë. Ju japim forcën dhe kurajën që të bëni Shqipërinë që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë”, tha Kryemadhi.
/a.r










