Kreu i LSI, Monika Kryemadhi, ka thyer heshtjen duke komentuar zhvillimet e fundit politike.
Pas shkarkimit të disa drejtorëve në Bashkinë Tiranë dhe dorëheqjes së nënkryetarës së këtij institucioni, ajo shkruan se LSI është opozitë me pushtetin që abuzon, qoftë edhe atë lokal.
Postimi i Kryemadhit:
Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!
Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë.
Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis.
LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!