Ditën e sotme i pranishëm mes personave që po ndjekin live kryeministrin në Porto Romano është dhe Lefter Koka, i cil u përjashtua nga LSI-ja pasi nuk pranoi që të digjte mandatin në shkurt të këtij viti, kur opozita doli në rrugë.
Rama në fjalën e tij e përmendi Kokën duke thënë se kanë punuar së bashku në lidhje me këtë projekt.
“Nuk është rastësi pse unë jam këtu sot dhe është Lefteri që kemi punuar për këto projekte kur ishim në aleancë me LSI-në. Nëse nuk duan të thonë një fjalë të mirë, të paktën mos të bëhen qesharak duke bërë fjalë të këqija. Ata nuk duan t’ja dinë sesi zgjidhen gjërat, dinë vetëm të nxisin sherr dhe do bëjnë të njëjtën që kanë bërë gjithmonë. Nëse LSI ka bërë një punë të mirë ka qënë të mbështesë PS në punën që mori përsipër të bënte. Mbështetja ka qënë që të mos na dalin para dhe të na pendojnë. Sot janë bërë bashkë për të penguar me çdo kusht dhe për ta kthyer Shqipërinë pas. Në këtu sot në promovimin e plaftormës nuk jemi nga halli as nga ndonjë tronditje aritmetike. S’na sjell këtu ideja se nuk i mundim dot ata. Ata jnë të mundur dhe të humbur janë të destinuar të degradojnë thellë e më thellë. Jemi këtu sepse kemi nevojë të përmirësohemi dhe të rrisim kapacitetet dhe të shkojmë përtej boshllëqeve tona dhe të krijojmë hapësirë për të rinj dhe të reja”, tha Rama.
g.kosovari











