Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e bindur se opozita e bashkuar do të fitojë në 25 prill, madje tha se Rama do të dalë i treti ose i katërti në zgjedhje, pasi dy vendet e para janë të zëna.
E pyetur nëse do të ketë rrjedhje mandatesh deputetë nëse PS del forcë e parë politike, Kryemadhi u përgjigje:
“Kushtetuta thotë: partia me koalicionin fitues ose partia fituese.
Rama nuk ka shans të jetë i pari, po doli i treti ose i katërti, sepse i pari apo i dyti janë të zënë. Mos u çudisni kur të thotë pas një javë që nuk hyj në zgjedhje.
Rama kishte frikë të hynte në zgjedhje, e mbani mend kur bëri referendum me Ben Blushin. Kështu që nuk ja heqim dot frikën në përballje me popullin”.
g.kosovari