Monika Kryemadhi ka folur në nisje të protestës duke u shprehur se Shqipëria është bërë e pajetueshme.
Ajo tha se kjo qeveri e ka bërë të pamundur që fëmijët e shqiptarëve të rriten në këtë vend.
“Ne kemi qenë gjithmonë paqësorë nëpër protestat tona, por ata që kanë kryer akte dhune kanë qenë provokatorë. Kjo është protestë e motrave dhe nënave” – tha kryetarja e LSI ndër të tjera.