• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryekomisioneri Celibashi: Reforma elektorale të përfundojë brenda 6-mujorit të parë të 2024-ës

by Java News
02/01/2024 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk u mblodh asnjëherë gjatë vitit 2023. Parlamenti vetëm ka shtyrë me vendime afatet e punës se komisionit, por vetëm kaq, asnjë zhvillim më shumë. Debati se kush e drejton Partinë Demokratike, ka diktuar edhe paqartësinë se kujt i takon të përfaqësohet në komisionin e posaçëm si pjesë e opozitës.

Në këtë situatë të mbetur pezull, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në një intervistë për RTSH-në se Kuvendi, partitë politike, e veçanërisht ata që janë  të përfaqësuara në komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, duhet të angazhohen për të përmbushur detyrimet, për ndryshimet në ligjin elektoral.

“Nuk kam çfarë të them me shumë se çfarë kam thënë. Kuvendi, partitë e  përfaqësuara në Kuvend, veçanërisht ata në Komisionin e Reformës Zgjedhore nga vota e diasporës, çështje që lidhen me fushatën zgjedhore, publike etj. Shpresojmë që brenda 6 mujorit të vitit 2024 të përfundojë. Nëse ndryshimi shkon më tej 6 mujorit të 2024 druaj për impakti në mirë administrimin do të jetë harxhim kohe, energji do të vijë ne vonese…miratimin por zbatimi krijon problem. Ajo çfarë mbetet është shqetësimi ynë institucional për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Kryekomisioneri Celibashi flet edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për garantimin e votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, qe nuk ka gjendur ende reflektim, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ka disa organizata më shumti më aktive, diaspora që ka qene promotore, dua që Kuvendi të përmbushë këtë detyrim të Gjykatës Kushtetuese, është e qartë që nuk realizohet sepse duhet ta kishte përmbushur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por megjithatë të shpresojmë, si dhe për aspektet e tjera të Reformës Zgjedhore, edhe për votimin nga jashtë, brenda qershorit të vitit që vjen të bëhen ato plotësime në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të mundësohet votimi nga jashtë”./m.j

Next Post
Hyn në fuqi/ Garda merr të tjera detyra, do mbrojë AKSHI-n, BKH dhe gjyqtarë e prokurorë

Hyn në fuqi/ Garda merr të tjera detyra, do mbrojë AKSHI-n, BKH dhe gjyqtarë e prokurorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In