• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Vienës vizitë në Tiranë, nderohet me “Çelësin e Qytetit”

by A R
30/05/2017 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë kryetarin e Bashkisë së Vienës, Michael Häupl. Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi z. Häupl për modelin e qeverisjes së pushtetit vendor dhe theksoi se Viena shërben si një pikë reference për mënyrën e menaxhimit të qyteteve. Kryebashkiaku Michael Häupl u nderua nga Veliaj me “Çelësin e Tiranës”.

 “Viena është një pikë reference për shumë prej nesh që janë më të rinj në moshë, me më pak eksperiencë dhe që duan të mësojnë nga mjeshtrit e menaxhimit të qyteteve. Kryetari i Bashkisë së Vienës është padyshim një mjeshtër i menaxhimit të qytetit të Vienës për kaq shumë vite me prosperitet dhe me një progres të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se do të ketë një intensifikim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Vienës.

 “Sot kemi dakordësuar se do të bashkëpunojmë në disa fusha, kryesisht për zhvillimin urban dhe për akomodimin demokrafik të rritjes së popullsisë. Do të kemi një seancë të dytë në nivel ekspertësh gjatë verës ose në fillim të vjeshtës për të diskutuar çështje të urbanistikës dhe për të marrë mbështetje nga Viena për çështje të zhvillimit urban, të arkitekturës, të transportit publik, të vetëmenaxhimit financiar të qytetit”, deklaroi ai.

 Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe ajo e Vienës janë në fazën e konceptimit të disa projekteve për të dy qytetet në lidhje me fondet evropiane. “Tirana ka shumë për të mësuar, se si përtej menaxhimit të mirë që i bën parave vendase, të ketë akses edhe në fondet e bashkimit Europian, ku sot si shtet kandidat me një qytet si Viena që është shumë i zhdërvjellët në fondet evropiane, të kemi edhe përfitime për qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

 Kryetari i Bashkisë së Vienës, Michael Häupl, e cilësoi tepër të prekshëm transformimin që ka pësuar Shqipëria dhe Tirana, ndërsa garantoi për rritje të bashkëpunimit mes dy qyteteve.  “Mësimet që nxjerr si kryetar i bashkisë nuk kanë fund dhe është e merkullueshme të konstatosh zhvillimin që ka përjetuar Shqipëria dhe qyteti i Tiranës. Për mua është shumë kënaqësi që të flasim për bashkëpunim në të njëjtin nivel sepse bashkëpunimi në frymën, në kuadrin e zhvillimit të qyteteve është shumë i rëndësishëm. Unë zhvillimin e qyteteve dhe rritjen e tyre nuk e shoh si problem, por e shoh si një sfidë, e cila duhet përballuar dhe këtë sfidë do ta përballojmë në harmoni me njëri-tjetrin”, tha Michael Häupl.

 Bashkia e Vienës do t’i dhurojë  kryeqytetit disa nga stolat karakteristikë të Vienës të lagjes së saj muzeale të cilat do të vendosen në sheshin “Skënderbej”. “Do të jenë mobiljet e para urbane në sheshin “Skënderbej” edhe si një shenjë e prekshme e kësaj miqësie”, deklaroi Veliaj. Ndërsa, kryebashkiaku i Vienës u shpreh se stolat simbolizojnë jetën dhe gëzimin. “Për mua do të ishte shumë kënaqësi nëse me këto stola karakteristikë vienezë do t’u krijonin kënaqësi të rinjve dhe të rejave shqiptare. Ato janë një shenjë e jetës, janë shenjë e gëzimit dhe do më bëhej qejfi nëse do përjetoheshin njësoj edhe këtu”, tha Häupl.

 Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Viena City Marathone” ka nisur përgatitjet për maratonën e Tiranës që do të zhvillohet më 15 tetor.

 Më pas, kryetari i Bashkisë së Tiranës e shoqëroi kryebashkiakun Michael Häupl në një vizitë në kantierin e punimeve për transformimin e sheshit “Skëndërbej”. Veliaj e njohu homologun e tij me ecurinë e deritanishme të punimeve, si dhe me morinë e aktiviteteve që priten të organizohen në këtë hapësirë të re.

 Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj dhe kryetari i Bashkisë së Vienës, Häupl morën pjesë dhe në emërtimin e një prej rrugëve të kryeqytetit me emrin “Viena”, si një shenjë e miqësisë mes dy vendeve tona. /b.d

Next Post
MARRËVESHJA ME CEZ/ Komisioni hetimor, debate të ashpra mes Spahos dhe ministrit Gjiknuri

Rasti unik i listës së Lezhës, mandati i Kadelit i takon PD-së deri në shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In