• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kryebashkiaku Veliaj : Ju rrëfej fiksimin me gjuhët e huaja, ja sfida e mandatit të dytë

by Java News
17/02/2020 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ka thënë disa herë se italishten e ka mësuar nga “halli” kur nisi punë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, e mandej e ka perfeksionuar gjatë punës si Kryebashkiak i Tiranës. Por, aftësinë e tij për të mësuar gjuhë të huaja, Erion Veliaj po e vijon duke praktikuar frëngjishten.  Në intervistën e dhënë për “Real Story” nga Sokol Balla, ai ka rrëfyer se e nis ditën e punës në orën 7 të mëngjesit duke mësuar gjuhën frënge.

Balla: Shoh një tabelë këtu, ke filluar të mësosh frengjishten?

Veliaj: Kam filluar të mësoj frengjishten. Në fakt, batuta me gjithë kolegët e stafit ishte që Lali Eri, 4-vjeçarin e parë mësoi italishten. Unë jam te ai brezi i ndërmjetëm.

Balla: Si ka mundësi që italishten e ke mësuar kaq vonë? Vetëm ti dhe Sali Berisha e keni mësuar italishten pas ‘90-s.

Veliaj: Nuk e di, ishte bekim, apo mallkim kjo që sapo the.

Balla: Varet si e shikon,

Veliaj: Po më kapi si duket ai tranzicioni. Unë kam bërë 10-vjeç në ‘90-n. Kjo do të thotë që as isha shumë i rritur për të parë ata filmat italianë, por as nuk më kapi si gjuhë e dytë në shkollë. Kështu që italishten e mësova këtu.

Balla: Plus që keni pasur edhe momente të vështira të fëmijërisë, ndoshta fokusi ka qenë diku tjetër.

Veliaj: Ajo po e po. Por ne në Tiranë sot kemi 20 mijë italianë. Kur je Kryetar i Bashkisë së Tiranës, natyrisht duhet t’i shohësh edhe ata pjesë e elektoratit tënd.

Balla: 20 mijë italiane?

Veliaj:  Rreth 20 mijë italianë. Mbaj mend në zgjedhjet e 2019-ës, kishte disa senatorë italianë me pasaportë shqiptare, që erdhën për votime, madje edhe dolën edhe thanë – Të votojnë qytetarët.

Balla: Doli edhe lajm ky.

Veliaj: Kur ke një pjesë të komunitetit, fjala vjen ne kemi kaluar pak kohë edhe me komunitetin kinez, për të inkurajuar njerëzit që ajo çfarë po ndodh me koronavirusin, nuk ka të bëjë me genin dhe nuk ka të bëjë me sjellje raciste dhe paragjykuese. Kështu që, kur je Kryetar i Bashkisë së Tiranës, vetëm me italianët që pret çdo ditë, ose një kryetar bashkie, ose një nga studentët e shumtë italianë, ose një sipërmarrës, ndaj në mandatin e parë mora leksione italishteje gratis, pothuajse çdo ditë. Kështu, vendosa një sfidë pak intelektuale për mua. Unë dal herët në mëngjes, edhe zysha ime është një zyshë e shkëlqyer, kështu që nga ora 07:00 -08:00, ose nga ora 08:00-09:00, sa nuk ka ardhur gjithë energjia e Tiranës për t’i dhënë drejtim gjërave, kam filluar frëngjishten. Ndoshta deri në qershor, do mund të bëj vet një fjalim në frëngjisht.

Balla: Deri në qershor. Mirë që nuk ke nisur gjermanishten.

Veliaj: Gjermanisht kam bërë te “Sami Frashëri”, kështu që di të flas gjermanisht.

Next Post
Ndërtimet/ Veliaj: “Gjysma e lejeve të dhëna janë punë publike për Tiranën”

Ndërtimet/ Veliaj: “Gjysma e lejeve të dhëna janë punë publike për Tiranën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In