• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian përurojnë Parkun e Europës

by A R
09/05/2018 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Europës në Tiranë u festua me përurimin e “Parkut të Europës”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Chrisitan Danielsson, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pemë në lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej” duke sjellë një copëz Europe në zemër të Tiranës.

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ky park i ri përfaqëson ambicien europiane të qytetarëve të vendit tonë. “Arsyeja pse e ka Parku Europa është se është ngjitur me Sheshin Skëndërbej, sepse unë besoj që ambicia jonë europiane daton që në kohën e Skënderbeut ose ndoshta edhe më tej. Edhe nga ana e urbanistikës, pjesën e zhurmës, të qejfit dhe rrëmujës e kemi në shesh, pjesën e paqes dhe qetësisë dhe të rregullit e kemi te Parku i Europës. Besoj se është një metaforë e bukur e asaj që përfaqësojnë të dy shoqëritë tona komplementare. Mezi pres që teksa shkëmbejmë shumë me njërit-tjetrin dhe të gjitha projektet që kemi me këtë qytet dhe vendet tuaja, të fillojmë dhe t’ju ngjajmë më shumë për mënyrën sesi menaxhojmë këtë copë të Shqipërisë Europiane që ne administrojmë në Tiranë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kthimi i këtij sheshi dhe i kësaj hapësire që kanë qenë para deri një viti hapësira më e madhe për makinat, është tashmë një hapësirë e dedikuar totalisht për njerëzit.

Kreu i Bashkisë deklaroi se Tirana është në avangardë të integrimit evropian të Shqipërisë dhe se transformimi i saj në një qytet evropian është përmbushja e ambicies tonë evropiane. “Unë besoj se është në ndërgjegjen, në psikozën por edhe në mentalitetin e këtij qyteti që të jetë avangardë e integrimit evropian të Shqipërisë. Për ne Europa është një udhëtim brenda vetes, do të thotë për ne si qytetarë të Tiranës transformimi i Tiranës në një qytet evropian është në fakt përmbushja e ambicies tonë evropiane. Teksa po flisnim me disa nga ambasadorët për transportin elektrik, për korsitë e biçikletave dhe më shumë hapësira pedonale, është pjesë e ambicies tonë që ne ta transformojmë këtë qytet në një kartolinë evropiane të Shqipërisë”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj nënvizoi se edhe vetë Bashkia e Tiranës përfaqëson në një farë mënyre Bashkimin Europian, pasi shumë prej atyre që sot punojnë për të implementuar projekte të ndryshme në qytet kanë sjellë sëbashku eksperiencat e tyre si studentë apo emigrantë në Europë. “Besoj që secili do të ketë mundësi të bëjë një shëtitje të vogël dhe të shikojë ku është flamuri i secilës prej vendeve anëtarëve. E gjithë fasada jonë siç e shikoni është dekoruar me të gjithë flamujt e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në fakt fasada nuk u përfaqëson ju më shumë sesa na përfaqëson ne. Një pjesë e konsiderueshme e stafit tonë ka ardhur fillimisht si emigrant apo si student në vendet tuaja dhe sot është kthyer për të shërbyer në Bashkinë e Tiranës. Tregon eksperiencat që përmblidhen në atë godinë dhe në punën e Bashkisë së Tiranës falë gjithë atyre që kanë jetuar në Europë dhe e kanë sjellë një copë të Europës për ta implementuar në Tiranë”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson vlerësoi faktin që një hapësirë që më parë ishte dedikuar për makinat sot është kthyer në një hapësirë që me pemët e ndryshme e mbjella rishtazi do të përfaqësojë familjen e madhe europiane në Tiranë. “Po qëndroj këtu në këtë pjesë të sheshit e cila më përpara ishte dedikuar vetëm për makina, tashmë është shndërruar në një zonë për këmbësorët, pra dhe në një mënyrë shumë simbolike duke përcjellë mesazhin ‘Europa e bashkuar në diversitet’ sepse nëse i shihni pemët kuptoni se nuk janë të lidhura me njëra -tjetrën. Është një kombinim perfekt i pemëve që vijnë nga vendet anëtare”, tha Christian Danielsson. Ai shtoi se pas disa vitesh ku park do jetë kthyer në një pyll të Europës në Tiranë.

Bashkë me sheshin “Skënderbej”, Tirana bëhet një nga kryeqytetet më unik në Ballkan me një sipërfaqe tepër të konsiderueshme në qendër të tij e dedikuar tërësisht për qytetarët.
Më herët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Chrisitan Danielsson me të cilin bisedoi rreth projekteve transformuese të qytetit të Tiranës si dhe mundësisë së bashkëpunimit në fusha të ndryshme ku Tirana mund të përfitojë.
Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi z. Chrisitan Danielsson “Çelësin e Qytetit”. Në kuadër të Ditës së Evropës, rrugë të ndryshëm të kryeqytetit si dhe vetë godina e Bashkisë së Tiranës u dekoruan me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian. /ma.me

Next Post
Shkarkohet Besim Hajdarmataj, Marku: Ndryshimi do të sjellë rezultate

Shkarkohet Besim Hajdarmataj, Marku: Ndryshimi do të sjellë rezultate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In