Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka bërë të ditur lajmin e trishtë të humbjes së nënës së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një njoftimin, duke vendosur një fjongo të zezë në foton e profilit të tij.
Mëngjesin e kësaj të shtune, kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri me dije se ka humbur nënën e tij. Fillimisht ai postoi në “Facebook” një fjongo të zezë dhe më pas publikoi një fotografi ku shfaqej së bashku me nënën.
“Na thyve zemrat”, shkruan Ndreu, teksa njofton se për shkak të situatës së krijuar nga Covid pritja nuk do të bëhet në shtëpinë e tyre.
Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:
Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat?. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!
Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme.
g.kosovari