• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku i Mallakastrës 8 mln lekë tender për një aparat fotografik…

by A R
21/12/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propaganda, fasada dhe dalja sa më mirë në publik, duket se ka “infektuar” të gjithë  kryetarët e bashkive në vend. Përdorja e kamerave dhe aparatëve fotografik, zgjerimi i stafit të mediave apo deri tek trajnimet për komunikimet në publik, janë disa nga teknikat që përdorin politikanët lokal dhe qëndror, për të kuruar imazhin e tyre përpara qytetarëve.

Deri këtu përveç aspektit moral, nuk ka asnjë të keqe! Por kur përdoren fondet publike dhe taksat e qytetarëve , atëherë kjo situatë bëhet vërtetë e papranueshme. Tpz.al ka siguruar dokumentat e një tenderi që po bën Bashkia e Mallakastrës, ku kryetari Agron Kapllanaj, ka akorduar plot 8 milionë lekë për “blerje aparati fotografik”.

Para pak javësh, Kapllanaj i shpëtoi heqjes së mandatit nga KQZ, pasi PD-ja dhe LSI-ja bashkuan votat. Në formularin e vetdeklarimit, Kapllanaj pranonte se në vitin 2004 ishte dënuar në Itali me dy vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë. Mesa duket, ai do të përdorë këtë aparat fotografik për të përmirësuar imazhin e tij.

Sipas dokumenteve, me shumën prej 8 milionë lekë kërkohet të blihet vetëm një aparat fotografik, profesional CANON, lente 16-35 mm, lente 50 mm, lente 70 – 200 mm, ccantë aparati dhe dy karta CF. Kërkohet një aparat me sensor 22.3 MP sensor me kornizë të plotë me madhësi 36 x 24mm. Ndërkohë, aparati të ketë vibrim të heshtur dhe të ulët, ndërsa mënyrat e filmit full 1080p HD me ISO 100-12,800, që mund të zgjerohet në ISO 25,600.

Edhe pse konsiderohet si një shpenzim luksi, Tpz.al bëri një hulumtim për vlerën reale të këtij aparati fotografik. Në një kërkim fare të thjeshtë në faqen popullore Ebay.com, ku mund të blihet çdo gjë, aparati që kërkon z. Kapllanaj nuk kushton më shumë se 2 mijë dollarë, dhe që ka parametra shumë herë më të mirë. Por, kryebashkiaku i Mallakastrës, ka akorduar plot 8 milion lekë për këtë aparat propogandistik, edhe pse institucioni që ai drejton ka një buxhet modest./TPZ.al

Next Post
Koloneli i GdF: Habilajt me autoritet në Catania, emri i Tahirit bëri të thellonim hetimet

Koloneli i GdF: Habilajt me autoritet në Catania, emri i Tahirit bëri të thellonim hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In