Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hida, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Mësohet se ai dyshohet se në kohën që ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.
Hida mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se për Hidën është pushuar çështja. SPAK nuk ka gjetur prova që e inkriminojnë dhe për këtë do t’i drejtohen gjykatës me kërkesë për pushim të procedimit penal.