Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu ka komentuar protestën e Kalimashit kundër tarifës për Rrugën e Kombit e cila degradoi në akte dhune.
Në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24, ai ka zbardhur edhe bisedën që ka zhvilluar me kryeministrin Rama kur në Kalimash ndodhte përplasja e protestuesve me policinë.
I pyetur nëse telefonata ishte e tensionuar, ai nuk dha sqarime por tha se për përjetimin e telefonatës mund të pyetej vetë Rama.
“Kryeministri më tha cfarë po ndodh, i thashë që nuk jam pjesë e këtij skenari. Kemi kërkuar zgjidhje. Isha i shqetësuar që mos të kishte të lënduar. Është biseduar për një takim për ditën e hënë, i thashë që jam i gatshëm për bashkëpunimin.
Nuk e takova sepse edhe në takim kur dola, qytetarët e Këkësit prisnin nga unë të kishte drejtësi, dhe patjetër nuk kishte si të shkoja kur 32 qytetarë u arrestuan gjatë natës në kundërshtim flagrant me ligjin”, deklaroi Shehu.
Ai zbardhi edhe qëndirmin e tij që ka pasur dikur për tarifën, por që tashmë është totalisht i ndryshëm.
“Në 2016-nën, për hir të së vërtetës unë nuk kam qenë për zero, por kam qenë për konsultime. Unë jam ne krahun e qytetarëve, zero tarifë pasi nuk e përballojnë, kjo është kërkesë ekonomike”, tha ai./a.m.