Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është marrë në pyetje për 3 orë në SPAK.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Goro ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime.
Kujtojmë se Jorgo Goro është kryetar në detyrë i kësaj bashkie, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg pasi u arrestua nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
/a.r