• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiakja Sako zbret në terren: Rindërtimi nuk ndalet nga pandemia

by Java News
24/04/2020 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e re e komanduar Emirjana Sako ishte sot në shembjen e një shkolle në Sukth, në kuadër të procesit të rindërtimit pas dëmeve të mëdha që tërmeti i 26 nëntorit la në shumë institucione. Në një prononcim për mediat ajo tha se rindërtimi nuk ka ndaluar pavarësisht pandemisë, ndërkohë që vijon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë.

“Sot jemi në shkollën “Njazi Mastori” në Sukth për të filluar procesin e prishjes së godinave, nisim me këtë shkollë, por edhe në Ishëm po prishën edhe dy godina qendra shëndetësore. Në bashkinë Durrës do prishen 15 godina arsimore pasi kanë dëme të rënda nga tërmeti dhe amortizimit, dhe 7 të tjera do të rikonstruktohen. Rindërtimi nuk ka ndaluar pavarësisht pandemisë, por kemi vijuar dhe ndihmën për familjet në nevojë ku deri më tani janë ndihmuar rreth 3000 familje në total, me fokus pensionistët, familjet e dëmtuara nga tërmeti apo që jetojnë në çadra, të papunët”, u shpreh kryebashkiakja e re.

Referuar fasonerive, ajo tha se qyteti i Durrësit nuk ka vatra problematike, siç rastet me koronavirus kanë shpërthyer në Krujë, por tha se gjithçka është duke u koordinuar me administratorët e shoqërive, ndërsa vendimi për mbylljen sipas saj është delikat.

“Në Durrës nuk ka pasur vatra konkrete problemi me fasoneritë për COVID-19. Mbyllja e tyre është një vendim delikat sepse nga njëra anë çon njerëzit në shtëpi, nga ana tjetër ne kemi prioritet jetën, me këtë koordinim pune po përpiqemi me administratorët e shoqërive ta menaxhojmë këtë situatë”, tha Sako.

Sako, e cila mbante postin e nënkryetares së Bashkisë, mori detyrën ditën e djeshme pas dorëheqjes së Zhuljen Varfaj për arsye shëndetësore, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër.

g.kosovari

Next Post
Bill Gates “bie” nga froni i më të pasurit në botë

"Gjërat nuk do të kthehen më siç ishin në dhjetor”, Gates: Historike sikur vaksina të shpikej në vitin 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In