• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryebashkiakja e Romës e thotë hapur: Jo më refugjatë në qytet

by Java News
14/06/2017 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakja e Romës, nga “Lëvizja 5 yjet”, i ka kërkuar qeverisë italiane të mos dërgojë më emigrantë në qytet. Virginia Raggi tha se ardhje të tjera mund të përshkallëzojnë tensionet sociale.

Apeli i saj vjen pas zgjedhjeve lokale të së dielës, në të cilat “Lëvizja 5 yjet” nuk arriti rezultate të kënaqshme. Më shumë se 500 mijë persona kanë mbërritur me anije në Itali që nga viti 2014. Afro 200 mijë janë sistemuar nëpër qendra në të gjithë vendin.

“Ne nuk mund të lejojmë krijimin e më shumë tensioneve sociale”, tha Raggi në faqen e saj në “Facebook”. “Ndaj unë them se është e pamundur, e madje edhe e rrezikshme, për të menduar krijimin e strukturave të reja pritëse”, shtoi ajo.

Ministria e Brendshme u ka kërkuar të gjitha bashkive italiane të gjejnë hapësira për rreth 250 mijë emigrantë të rinj këtë vit, shifër më e lartë kjo nga 180 mijë emigrantët e sistemuar një vit më parë.

Disa analistë thonë se, Raggi po përpiqet të fitojë mbështetje duke marrë në shënjestër emigrantët, pasi partia e saj dështoi në balotazh në 24 nga 25 qytetet kryesore, që zgjodhën kryebashkiakë të rinj.

Rreth gjysma e italianëve nuk duan që në vend të pranohen emigrantë të tjerë, sipas një sondazhi. Italia po akomodon numra në rritje emigrantësh, për shkak se vendet në veri kanë vendosur kufizime në kufinj dhe disa shtete të BE-së kanë refuzuar të marrin pjesë në planin për rishpërndarjen e 160 mijë personave nga Italia dhe Greqia.

Mbi 200 mijë emigrantë janë rishpërndarë sipas planit dhe BE-ja ka nisur aksione ligjore kundër Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke për refuzimin e pranimit të refugjatëve.

Rreth 40 për qind e emigrantëve në Itali kanë kërkesa të vlefshme për azil. Të tjerët konsiderohen si emigrantë të paligjshëm ekonomikë dhe përballen me deportimin, por kjo mund të jetë e vështirë të zbatohet në praktikë, sepse vendet e tyre të origjinës, në ndonjë rast refuzojnë t’i ripranojnë. (b.an)

Next Post
Lunaçek: Aleanca me politikanë të korruptuar të Ballkanit e rrezikshme

PE, dritë jeshile për Kosovën, rezoluta njeh progresin drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In