• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiakët e djathtë: Zyrat i lirojmë kur të ketë zgjedhje, e jo votime

by A R
03/07/2019 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari demokrat në ikje i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga demokratët. Ato janë nul – tha ai pas njëmbledhje që kryebashkiakët e djathtë patën në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë në detyrë dhe nuk do t’i lëshojnë postin kryebashkiakëve të rinj të Partisë Socialiste të zgjedhur më 30 qershor.

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PD-së Basha, Kapllanaj tha se ky është një vendim i grupit dhe se të gjithë kryebashkiakët në ikje të PD-së do të ndjekin të njëjtin skenar duke mos i liruar zyrat. Siç ai u shpreh, demokratët po përgatiten për zgjedhje më 13 tetor, dhe vetëm nga ajo garë do t’i lirojnë zyrat, nëse kandidatët e tjerë fitojnë.

“Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë. Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t’i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t’i shërbejmë qytetarëve. Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për partinë socialiste”, u shpreh Kapllanaj.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Qerim Ismailaj, kandidat nga Partia Socialiste fitoi me 5692 vota përballë kandidatit nga Bindja Demokratike Rober Brahaj, i cili mori 471 vota.

Sipas Kapllanajt, nuk mundet që Mallakastrën ta drejtojë një kryebashkiak që ka marrë vetëm votat e militantëve të PS-së siç ai u shpreh.

“Kandidati ka marrë 13 % të votave, aq janë vetë anëtarë të PS-së. ai është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë, nuk është i qytetarëve”, tha Kapllanaj, duke sjellë në vëmendjen se në 2015-ën ai ka fituar garën përballë kandidatit socialist që kishte 2080 vota më shumë sesa ka marrë më 30 qershor Qerim Ismailaj.

I pyetur nga gazetarët nëse në mbledhjen e kryebashkiakëve me Bashën është folur për një datë protestash të ardhshme, ai la të kuptohet se është diskutuar për një aksion opozitar që do të vijojë me protesta, kur u shpreh se data është caktuar, por nuk e bëri publike.

“Është diskutuar data dhe shumë shpejt do ta merrni vesh”, tha Kapllanaj.

Ai po ashtu la të kuptohet se demokratët do t’i ankimojnë zgjedhjet.

“Ka persona që po merren me këtë punë”, tha kryebashkiaku i Mallakastrës.

Next Post
Veliaj: Janë hapur kampe verore në të gjitha shkollat komunitare

Veliaj: Janë hapur kampe verore në të gjitha shkollat komunitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In