Rrjeti social Facebook është kthyer në një dritare për njohje të reja, por kjo risi duket se po ‘çmend” të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Rasti më i fundit i përket 18-vjeçares nga Korça e cila prej katër ditësh ishte arratisur nga shtëpia e prindërve, për t’u martuar me një djalë nga Durrësi 24 vjeçar që e kish njohur në Facebook, raporton “News 24”.
Pa dhënë asnjë lajmërim në familjen e saj 18-vjeçarja, u largua nga banesa dhe mori autobusin Korcë -Durrës, duke ndaluar në zonën e ish Kënetës, ku dhe po qëndronte me babain e të dashurit të saj të njohur në Facebook prej 14 Majit.
Babai i 18-vjeçares në ankth i ishte drejtuar policisë së Korcës duke bërë denoncim për gjetjen e vajzës. Policia e ndaloi vajzën pikërisht në banesën e të dashurit A.GJ. 24 vjeç, i cili rezultonte person me precedent penalë, ish i dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Durrësit pas marrjes në pyetje ka bërë të mundur edhe dorëzimin e saj pranë familjarëve në qytetin e Korçës.
ma.me