Një 36-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën dje në banesën e tij, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është shtetasi G.P dhe shkak i kësaj ngjarje mësohet të ketë qenë kontakti i dushit me energjinë elektrike, gjë që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.
36-vjeçari u transportua me urgjencë në drejtim të spitalit të Krujës, por mbërriti pa shenja jete. Policia e Krujës njofton se ka nisur hetimet për ngjarjen.
ma.me