• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krujë, kamera sigurie dhe sinjalistikë për qendrën turistike

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rigjallërimit të Pazarit të Vjetër të Krujës, Ministria e Zhvillimit Urban do të nisë së shpejti një tjetër fazë të projektit, që po i ndryshon pamjen qendrës historike me numrin më të madh të vizitorëve në vend.

Bëhet fjalë për pajisjen e të gjithë zonës turistike me kamera sigurie, sinjalistikë turistike dhe shërbime publike për turistët vendas dhe të huaj. Por, një prej qëllimeve kryesore të fazës së dytë të projektit është mbështetja për shoqatën e artizanëve, për të rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara. Thënë ndryshe, artizanët do të mbështeten me grante në vlerë 2 – 3 mijë dollarë, për prodhimin e produkteve origjinale të zonës, pa qenë nevoja e importit nga jashtë.

Ndërkohë, të gjitha bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Pazarin e Krujës gjatë vitit 2016 janë përjashtuar nga të gjitha taksat vendore, një nismë kjo e ndërmarrë nga bashkia pas zgjedhjeve vendore të qershorit 2015.

Projekti “Rigjallërimi dhe Përmirësimi i Zonës Turistike – Pazari i Krujës – TID Kruja” është një nismë e Ministrisë së Zhvillimit Urban me një financim prej 1 milion dollarë nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me bashkinë e Krujës dhe ministrinë e Kulturës.

Ministrja Eglantina Gjermeni, e shoqëruar nga kryebashkiaku, Artur Bushi dhe drejtorët e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, (AADF) Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata janë takuar sot në Krujë me bordin drejtues të Shoqatës së Artizanëve të këtij qyteti (TID Kruja).

Për herë të parë, një organizatë e posaçme “Cultural Heritage without Bordders” e kontraktuar nga AADF do të japë asistencë teknike dhe financiare për 9 prodhues të produkteve artizanale, që kanë dhe dyqanet e tyre në Pazarin e Krujës dhe në këto 25 vite kanë ruajtur traditën e vjetër në prodhimin e qilimave, objekteve të bakrit dhe alabastrës.

Sipas projektit të prezantuar sot do të jenë të paktën 600 produkte të reja, që synohet të prodhohen nëpërmjet kësaj mbështetje, ndërsa do të nxitet edhe përfshirja e brezit të ri brenda familjeve artizane për të trashëguar profesionin dhe traditat e zonës.

“Ministria e Zhvillimit Urban do të kontribuojë konkretisht përmes projekteve që do të realizohen përmes sinjalistikës, ndërtimit të zyrës së informacionit apo ndërhyrjeve të tjera urban që e plotësojnë më së miri Pazarin e Krujës. Megjithë angazhimin e kryetarit të bashkisë Krujë, të Fondacionit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit edhe të Qeverisë, Krujës do t’i kthehet shkëlqimi i merituar, shkëlqim që për ca kohë duket se e ka humbur. Të gjitha këto vlera po rivitalizohen ashtu si Kruja e meriton”, tha Ministrja Gjermeni pas takimit me bordin e TID.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi tha se është gati projekti për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit, për të cilin është aplikuar pak ditë më parë në Fondin për Zhvillimin e Rajoneve. Ky projekt, bashkë me Planin e Përgjithshëm Vendor, që pritet të përfundojë brenda pak muajsh me financim të Qeverisë shqiptare synojnë të fuqizojnë potencialin ekonomik dhe social të kësaj zone turistike.

Martin Mata, njëri prej dy drejtorëve të AADF tha, se me rëndësi është bashkëpunimi i qytetarëve dhe bizneseve të vogla, për të mirëmbajtur investimet e bëra për të garantuar vijimin e projekteve të tjera në Krujë.

Në fazën e parë të projektit për rigjallërimin e Pazarit të Krujës, u bë restaurimi i plotë të të gjitha dyqaneve në pazarin e vjetër, duke përfshirë rehabilitimin e çative, fasadave, sistemit të ndriçimit etj. Falë këtij projekti 98,000 turistë kanë vizituar për vitin 2015, Pazarin e Krujës dhe 2 muzetë në Kalanë e qytetit. Nga ana tjetër, krijimi i profilit të spikatur turistik të zonës ka rritur të ardhurat për 38 biznese që operojnë në zonën e Kalasë.

Projekti i Krujës është pjesë e fondit 10 milionë dollarë të angazhuar nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim për përmirësimin e qendrave të qyteteve me potencial turistik në Shkodër, Korçë, Berat, Tiranë dhe Gjirokastër.

BW

Next Post

Borussia Dortmund, ironi në Twitter me gazetën spanjolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In