Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja konfirmohet nga blutë e qytetit të Durrësit. Sipas tyre, një ditë më parë, në Nikël, Krujë, është vetëhelmuar, në banesë, me fostoksinë, shtetasi me inicialet V.T. 86 vjeç. Për pasojë, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Krujës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.