Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në aksin Fushë Krujë-Thumanë.
Viktima është identifikuar me inicialet S.B, 65 vjeç, e cila ishte duke ecur në këmbë.
Ai u përplas nga një furgon që drejtohej nga një 21-vjeçar me inicialet I.M, 21 vjeç.
Ky i fundit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/a.r