Dy lojtarët e Real Madridit, Toni Kroos dhe Dani Carvajal, raportohet se janë dy objektivat kryesore në listën e transferimeve të Pep Guardiolas te Manchester City.
Besohet se trajneri i ri i “Qytetarëve” ka identifikuar dyshen si lojtarët kryesorë për t’i transferuar gjatë verës para nisjes së sezonit 2016-17.
Sipas “AS”, Kroos është lojtari më i kërkuar, ndërsa Guardiola është fans i madh edhe i Carvajalit. Kroos thuhet se është i gatshëm për t’u larguar, por më i vështirë konsiderohet transferimi i Carvajalit, referon Koha. (b.an)