• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë mbi belara estetike!

by Agron Gjekmarkaj
20/06/2024 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë mbi belara estetike!

Tani disa gjera u zgjidhen siç e lyp e mbara. Puna e vules u sqarua. Muçua mbet me gisht në gojë.

Ne vendosem të bëjmë opozite sic i ka hije një opozite që të punon qindin. Ne të kronikes kemi vendosur që një pjese të kohes në Tabir Saraj t’ja kushtoj çeshtjeve estetike. Per këte po punohet intesivisht me Kosten e Gramozit dhe të Lindites qe merr vesh shumë nga belarat estetike, gjetjet e thukta, ravgimet e qashtra, darovitjet pa dem, qederet e embla e plot kesosh!

Kemi filluar te hartojmë disa kritere per disa çeshtje të imazhit dhe estetikes në Kuvend.

Ndoshta mund të krijohet edhe një parrukeri posaçe, një berberahnë, një qënder keshillimore, një rrefimtore e gjëra të tilla!

Per mbajtjen e mjekres nga baballaret e kombit:

– Kush duhet ta mbaje e kush jo ? Mban Ulsia po jo Mete, Nikoqiri, Tao pse jo?

– Ku duhet te marrin leje ata pak ministra qe kemi? Mos është Bela lejedhënësja ajo qe u thote kjo duhet prere e kjo rritur, kjo duhet rruar e kjo keputur?

– Kush duhet te leshoje autorizimet per deputetet? Deri me sot mos ka bërë ndonje allishverish Majko duke i shitur tinëz?

– ⁠A duhet qe mjekroshet te respektojne raportet maxhorance-opozite?

– ⁠Dmth a mundet qe opozita të ketë më shumë mjekroshë se maxhoranca?

– ⁠Cilat duhet të jenë modelet e mjekrave qe duhet tu lejohen deputeteve e ministrave?

– ⁠Nëse nuk pelqehen a ka të drejtë Ermua tua ndukë në të thatë dhe tua hedhë para këmbeve?! Me sa tahmah do ja kepuste Salianjit se ay çoku llap nga pak?!

– ⁠Modelet jane tre: e Skenderbeut, e Ismail Qemalit dhe e Babos.

– ⁠Dilemave intelektuale kush e ujit dhe prashit, kush e kosit dhe kreh mjekrren e tij a di kush ti pergjigjet?!

Sepse po krijohet një situate disproporcionale.

Per shembull, a mund të jetë Gaz Bardhi me ate mjekerr qe duket si e sapombire, homologu i Babos me atë mjeker te hijshme e legjendare si te Ismail Beut nën hijen e se ciles fle një komb i tërë si sheleget në zheg?

Zgjidhjen duket ta kerkojme te mjekra e Gazit. O ta rrisë e ta zbardhë e ta beje për të qënë ose u pa puna, do lere Gjekmarkaj mjekerr, Ed Paloka, shef Oerdi dhe Hyqymeti Kryezevndes Lideri Muli. Pastaj aty krijohet një pyll qe s’di nga t’ja mbash!

Per veshjen e zonjave e zonjushave deputete:

– A mundet qe ngjyrat e veshjeve te devijojne nga ngjyrat simbolika te partive: dmth a mund te veshin socialistet, fjala vjen Mamica , fustane e kostume blu? Ndoshta Etilda dhe Jorida mund te japin mend pa shfaqur xhelozi.

– ⁠Dhe a mund te veshin demokratet, fjala vjen,Zheni Bebi Gjergji , kostume te ngjyrosura me lejla-mavine e famshe rilindase? Nese këtë e ben Dhurata Çupi çfarë reagimi do ketë Blero?

– ⁠Kur do te tolerohet veshja e fustankave ne vend te kostumeve? Kesaj pyetje pritet ti jape xhevap Dilua, Ismeti dhe Antoneta se ato i dinë mirë punet e marifetit dhe erzit! Nje sy mund ta hedhe edhe Arben Pellumbi me Nasipin si firaunë që janë.

– ⁠A duhet te jete kriter vetem temperatura në diell apo edhe temperatura politiko-parlamentare? Po Ogi qe rri gjithmone me kostum pse, çfarë ka kuptuar, ngase ka ngasje?

– ⁠Po Bora që hijeshine e merr kudo me vete duke i ndare stinet fet e fet? Po Anila e cila duket sikur ka vape gjithmone dhe skuqet? Po Tezja me jakë koreane?

– ⁠Ne rast shpirtmadhesie e tolerance fustanlejuese, sa gisht mbi gju duhet te jete ai dreq fustan? A duhet negociuar per ketë me Eni Xaken apo pranohet në heshtje zgjedhja e saj?

Per çeshtjen e estetikes se meditimit:

Kush do lejohet qe me floket e shpushpurisura dhe me veshtrimin e perhumbur te duket si filozof qe s’e ka mendjen ne mexhlis, po ne hallet e medha te globit, per shembull si Shalsi apo Luan Baçi , Gjeneral Kollçaku apo Saimir Korreshi dhe kush do sillet si qerrata qe nuk le dy gure bashke, per shembull si Cyrbja apo Bledian Nallbati shpirti i të cilet zaliset tek sheh kah qeveria hijen e vagullt te Mamices?

Per çeshtjen e proamerikanizmit:

Kujt do t’i lejohet te rrije ne mejhanen e Kuvendit me kembe siper tavolines, si per shembull Etjeni dhe Arbi, dhe kush do rrije si një evropian modest dhe i edukuar, si per shembull, Toni apo Flamur Hoxha?

Per çeshtjen e analogjise me Mamicen:

Sa kohe do doje opozita te gjeje nje zonje elokuente me krenari te eperme qe te debatoje me Mamicen apo kjo e fundit do perleshet vetem me burrat e PD? Ne kemi shefe Albanen qe ju merr perpara me kuç e maç per atë punë, ne kemi Inen qe ju ben gjemen duke qeshur! Ne kemi Jorushin me llafin sherbet qe ngjit si zamke! Ehuha janë të thella keto punë!

Ne vend që të lëmë shkas per burrerizimin e Mamices, duhet menduar pak per grarizimin e debatit.

Ne kete pike bejme një komison bipartizan Gjekmarkaj , Salianji, Damua dhe Çyrbja ! Sekretar Helidon Bushati dhe si Ajatollah guide supreme kthehemi tek Kostaqi! Keto janë çeshtjet kryesore që shqetesojnë gjithë boten shqiptare pa zgjidhjen e të cilave nuk ka as derman as paqë!

Next Post
Merr në ‘dorë’ arsimin?! Karikaturisti Bujar Kapexhiu krah Berishës: Gjëndja është alarmante, duhet revolucion

"Humorin s'e shkruajnë dot femrat, është punë për të mençurit", Kapexhiu s'pendohet për deklaratën: Ka njerëz që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In