• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e tmerrit që po afron!

by Agron Gjekmarkaj
15/07/2024 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kongresi i datës 27 pritet si vaki. Pamja e gezuar e Ermos fliste vete çi pret evleterit. Qederi i të tjerëve qejfi i saj.
Ndihej kudo neper fytyrat e vëngërta e kokat e ulura rrafsh me tavolinen, terezia e prishur.

Lajmi se pesë ministra që janë nën hetim nga Spak do shkarkohen po aq pezem e turbulli kishte hedhur mbi banken e Qeverisë.

Mamica e veshur me të zeza dukej si sjellësja e fatkeqësise paçka se shikimi mbi të binte gjithsesi.

Ajo e para mandaten pat leshuar. E pyesnin me rrallë, “hë e ha unë? E kaloj pragun e dates 27?”! Ajo leshonte një eh të tejzgjatur , një si perzhitje e paqartësi bashkë. Gishtin çonte drejt qiellit. Ai e di. Babo që vran e kthjell.
Tezja mendonte “gzona” na u bë “ hidherona”. Nikoqiri rrenqethej sa herë fjala tender i kujtohej. Aniles buleza djerse i rreshqisin kur financat i kalonin neper mend, bekuar qofshin blegerimat e dhive mejtonte. Dumani nga llozha u dukej si xhebraili.

Etilda po me shihte më në fund me dhembshuri , madje me liroi dhe karrigen në komision, Tonit që tundte koken me ritmin e farit në det i tha “ i kemi rënë në qafë ketij se ky qyfyre shkruan, nuk duket njeri i keq, po ai Salianji që mos bëftë hajer me ka prishur gjakun në Komision”! Toni rënkoi , u kollit dy a tri here, u mendua, leshoi një psheretime, pastaj tha “ i poshter është edhe ky e patem rrezik ta kishim ketu ngjitë me bankë, i biem në sy dhe na dokendis, helm shperndan duke qeshur, Dilon e ka bërë me tension, Xhemali sheh dokrrat e tij e beson se tani duhet të shkojë në bibliotekë të lexojë, Nasipi nuk llafoset më se e bën të ndihet në faj, po ai Salianji edhe mua me shkakton aritmi i paudhi, si i dalë nga ferri ngjan”!

Ogi e Ulsia dukeshin si dielli e hija. Mvrenjtej Ogi kallkanosej Ulsia. Qesh ajo shkrihu ai. Qerratai.

Majko si zë i kohrave nderhyri “ ketyre nipave të kulakëve nuk u zihet kurrë besë, duhet vigjilence të prishin gjakun”!

Prita të pergezoja Klosin sot po ënde nuk ka mberritur. Dje në plazh kishte vënë një liber perpara mbase edhe pe hije , rastesia e desh që kalova aty pranë, u ngrit të me ngjatetonte por i ra në tokë romani në dukje, ishte një kopertine fallco, po lexonte “ Kurbanin”. Kjo është ndershmeri, mardhënjë intime me kryeveprat, jo shtirje, jo dukje, por thellësi. Ndryshe nga Klotilda që si kopertine vë “Kurbanin” dhe poshte lexon dramat e Namik Dokles. Etjeni kishte ngrënë dy vezë të skuqura me gjalpë dhe ënde lepinte buzet. Xhafa dhe Braçe shihnin nga Ulsia e thonin ah maloku po më shumë nuk degjohej.

Tao ishte qethur e rruar taze, dukej si sheleg rrunak. Bora leshonte petalet e heshtjes e perqendrimit me vullnet të palekundur.

Ketej nga ne u bë një debat i madh. Kryzevendes Lideri Muli paçka se shpirt njeriu qortoi Gazin Liderin në perspektivë, i cili kishte kaluar pa vënë re Shefe Albanen. I bie si ti shmnagesh diellut apo hënes.U thirra per të ndarë sherrin. Ajo ngriti sytë disi pertueshem por durueshem.

Gjykova se ky nuk ishte thjesht një gabim por faj per me teper qe ne të “diversitetit” jemi nën vezhgimin e shefe Albanes se ënde i dukemi të dyshimte, pa le shef Oerdit, Gazi më shumë por edhe unë si kaurr i kishes së Romes aty afer. Por kur keto re na sillen mbi krye u fryn Hyqymeti Kryezevendes Lideri dhe horizonti duket i qartë. Paqja bie mbi ne si meshë e ameshuar.

Jorushi i Tabakeve na ndiqte me melankoli me nje shikim te purpurt si fustani që kishte veshur. Me padjallëzi pyeste pse euroatlantiku Muço nuk vjen kur flitet per drejtësinë kur ai është vetë kalorësi i saj. U qetësua kur e lajmerova që ja ka behur Muçesha.

Nallbati dukej i dorezuar e fatkeq mbi brëngen e vjeter. Murretimi i Mamices i kishte prerë gjunjët.

Edhe ai e kishte humbur shikimin shpuzë. Dukej si rob i zënë në të zezen Spanjë. Dash Sula po aq shihte në thellësitë e tokes si Anteu per të gjetur forcen e qendreses. Çyrbja kishte ditëlinjen po pret që vetë Babo ti bëjë një sms dhe t’ja bëjë zemren më të madhe se kodrat e Shijakut.

Kosta kur të gjithë hynin brënda në ftomën e kondicionerit ai ikte me yxhum nëper vape! Nuk e duroja dot aq dhimbje sa ka rënë aty tha e dua të me piqet koka në diell që të ndiej edhe unë vuajtje! Shalsi nuk kishte lepirë vetëm flokët por edhe mendimet, dukej rehat i prehur.

Next Post
Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur, Hamasi heq dorë nga negociatat e armëpushimit

Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur, Hamasi heq dorë nga negociatat e armëpushimit

Comments 1

  1. Dava Ndue Prrukeqi says:
    2 years ago

    Si gjithmonë,
    Si përherë,
    Shoku Gazit,
    Bythë çjerrë,
    Ktijë Gjekës,
    Shumë i kruhet,
    Bythën shumë
    Po punon,
    Me Gazmendën,
    Rivalizon….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In