Nga Agron Gjekmarkaj
Nallbati ai që dukej i ngrysur , i palëvizshëm si gur varri nga mungesa e Mamicës aq sa kur i thonim : pije një kafe- ai buzaç , hungëronte nuk më pihet, haje një byrek – nuk më hahet, shëndet kur kollitej – plaç na gjegjej befas po kakarisej au iu au iu dhe buza vesh më vesh nga hareja tek i bënte komplimente Blerina Gjylamesë!
Sa të shkon kjo e sa bukur të rri kjo tjetra, po je më mirë e qeshur se e vëngërt, varg e vistër nga këto!!! Fërkova sytë e afrova kokën! Dash Sula kërkonte të shkulte flokët e mbetur nga marazi.
Ai more ai ishte, ai po i thoshte ato gjera!
More haram, more hajri i dreqit i them kaq shpejt mbenë pas shpine nuret e Mamicës, ato mistere, ai qëndrim solemn tek pret Skënderbenë, ai llaf plot me suferinë, nektar intelektualizme, e ata kaçurrela si pelerinë?
More i uruar tha mu bë jeta shafran, mërzia me plasi shpirtin, plumbi me plumb del ! U shastisa!
Blerina vete me gjet në një qoshe , “kemi qenë komshinj vuri re , dashamirë, por të bëra lanet theksoi qëkur shkrove që unë Blerua qava për Ditmirin teksa ai ikte pa kthim rrugëve të vesit, sa për pak na muar dhe Nikon, u pika tha e para unë nuk qaj , po nëse sytë e mi i do me lot patjetër që të shkëlqejnë si smeraldë bëm të qaj për Babon që mos të më shkojë loti dëm, edhe syri të rritet edhe vëmendja e tij të ujitet, boll mbajta verë në shpinë e piva ujë”.
E mendova , Blerua nuk është njeri i keq , prishur mos qofte!!! Do i gjej vendin e duhur. E pyeta ke qejf të qash për Xhafen, Klosin, Damon, Taon , Çyrben?? Jooo , jooo pike loti për ta skam tha.
Për Babon derdhen ata të bekuar. Tani duhet të rri e të vëzhgoj kongresin.
Ai i paudhe, Gaz Bardhi Lideri në perspektive u zu me Ermon. Ç’nuk i nxori ajo gojë e mallkuar!! Aqësa Ermua e cila të veten e ka si mulli mbet pa ujë dhe rrota nuk po i lëvzte më. Ti mbyllesh gojën Ermos është si të mbash gurin e Sizifit mbi shpinë!! Shejtanja i fut duart në harxhe si askush!
Mungesa e Belës ka preokupuar të madh e të vogël aty brenda. Teoritë e konspiracionit shtohen! Tao duket i vetmuar s’ka kush ja cyt e ysht muhabenë qerratait ! Buzëqeshja pa tekst e Borës nuk i mjafton, zymtësia e shtuar e Anilës i tepron.
Delina qëkur ka dale në qoshe ka rënë rehat ! Ajo nuk flet ne e kemi harruar ! Ulsia është më firaun nga ç’duket . Sa të largëta duken kohet kur i rrëfente qyfyre Belës , ajo here qeshte per ta motivuar here jo për t’i treguar cakun po ai bënte punËn, vazhdonte! Tani bËn biseda oça oça ,intelektuale me Ogin mbi rrolin e Xhafes, Maznikut të Pirdenit dhe Ciut, ndikimin e ideve të tyre në bashkëkohesi!
Nikoqiri rri me sytë përdhe si nuse e sapomarrë! Tezja ka një brenge! Këto koha s’ka kënduar më zabeleve me Termenë!
Ministrushit Mete i lidhin një qafore e perpara i vënë një sahan me pershesh. Ogi i tha haji të gjitha se të bëjnë mirë!
E pret pak me siklet edhe ai si ca të tjerë, i gjori daten 27.
Toni ka një deshire , ja do xhani te behet minister, e ka me qejf , i permbush kushtet tek e fundit të mbetet deputet!! Ndaj mos ja vini re keto kohe llomotite se nuk eshte aq per të qeshur sa e bën veten. Shalsi të pakten s’ka pretenduar kurrë që i beson ato që thotë!
Braçja sikur ka majasell kruhet me kedo pa shkak dhe fshihet pas Antonetes e cila nxjerr muskujt si kopaçe!!
Do ti bjere në sy Babos se po vjen fundi !! Ai bën sikur nuk e sheh e degjon, i lë të kuptohet që duhet të thellohet edhe më në autokritike! Se ne fillim qe kollaj t’ja perbysje karrigen e zyres! Hajde ngreje tani.
Majkua e di që hyri nga dritarja e perpiqet të mbajë deren hapur, të duket i dobishem, bën sikur punon herë një shat herë një lopatë po puna e mbarë si thotë njeri të ziut !
Mimi di Puccini po jeton një rini të dyte mes lezeteve të jetes si gjyshe dhe shpirtin e ka në paqe! Veshtrimin blu nuk e ka me qortues e zhbirues por hulumtues e të krishterë! Eh mor vllai !
Laerti deshironte që të mos e shihja po fati i keq , e kunderta ndodhi! I thashë kush del nga Kronika del nga qeveria dhe kuvendi,madje nga koha.
Ajo i ka fituar bastet me opinion publik, fjala fjale e llafi llaf !! Babua lexon kroniken e ben bismilah nxjerr kopaçen dhe e vertit. I vjen keq të beje ndryshe se skenaret e saj janë nxites ndaj afrohu!
“Une isha mirë si mbledhes lotesh diku as afer as larg lerm ku isha rixha të kam”.
Sikur i dolen nga xhani ato fjale e me bindi !!
Ismet Beqiri mu afrua si me ndroje, nga xhepi nxori një tefter dhe ja dha të recituarit me patos sa Pranvera Resuli shtangu habie!
E kam shkruar tha një dite kur mungove në Parlament !
“Ai iku, po kush mbeti
S’na rrihet pa qerratanë
Është kripa dhe lezeti
I Kuvendi kronikan
Fjalet si kronike e tija
Po çudisin gjithe dynjanë
Vete Mevla Çelebija
Thot Pasardhesin ja ku e kam
Një gje po ju them or miq
Se seanca vjen e iken
Dhe kur trasta nuk ka fiq
Durim, se kemi kroniken
Permbysur duket dynjaja
Nata vjen, kur dita iken
Dhe n’Kuvend t’behet hataja
Si melhem kemi kroniken
Bujari i Lushnjes pak ziliqar per talentin e Ismetit dhe vendosmerine e Kronikes per ta lënë prape deputet tha diçka mes qortimimit e kercenimit! Ky është gabim ideologjik, rënie në sentimentalizem mikroborgjez! Dilua me Bafton nuk do e benin kurrë! Por Ismeti nxorri faqoren e terhoqi nje gllenke! Leshoi nje eh mosperfillse , është ngrohur ca se qamet vapë tha po e mirë, të shkrifeton dhe lexoi strofen e fundit me krenari! Me madhengjeu!
Xhemali e Nasipi e kqyren me zemer të mirë! Ti qe je intelektual dhe i lexuar i tha Nasua-Xhemes duhet të fillosh të besh nga keto se të kanë hije!
“Kronika ben djalin burre
Frikacakun shet per trim
Aty dielli s’perendon kurre
Thote Ismeti, aferim”
Ç’ke shkruar per Kroniken zere se i ke shendete per Babon i thashë dhe e inkurajova të vazhdojë keshtu per inat të Vullnet Sines që e mban veten per të dyfekut dhe nuk merret gjasme me lajle e lule, me yçkla çamarrokesh!
Shefe Albana e cila kaloi pranë bëri sikur nuk e degjoi por veshet aty i kishte!
U ul në një tavoline dhe i tha shef Oerdit po e miklojnë shumë socialistet ja me kenge e recitime, do na tradhetoje prapë , nuk është barot, besnik safi si ne , duhet mbajtur nën kontroll!
Shef Oerdi tundi koken! Ç’ti bej Hyqymetit Kryzevendes Liderit Mulit e Ed Palokes që i kanë marrë në bese pa të ishte per mua ju tregoja munxet ketij dhe atij mjekroshit, të putheshin me Milon se çoç u duket vetja !!
Shefe Albana u gjegj “ jooo duhet të jemi vigjilent të mos e braktisim dyshimin por bashkëpunues, ti shiko mua, që nuk u rri as afer as larg , nuk le të kuptohet në jua njoh autoritetin apo jo?”
Shef Oerdi psheretiu, ska faj Doktor Tritani, Luani dhe Mondi mendoi aty per aty, nuk futet qoftlargu në shtepi”
I tregova Jorushit të Tabakeve gjithësa ! Mu duk sikur e madhengjeva por jo kishte ulur koken dhe gjithë respekt shihte instagramin e saj!!
Ndersa Salianji me ngushelloi siç i ka hije e siç pritej prej tij! E ke gabim more i bekuar , në politike të gjithe të duan, askush nuk i ben pusi tjetrit, as xhelozia nuk ekziston, krejt miq e shokë, ndaj tregohu gjithmone i sinqerte, trego çfarë di e çfarë degjon, mos hezito të besosh në gjithçka thuhet, ja shiko mua e bëj si unë! Aty kaloi Etilda për të shkuar drejt së panjohurave megjithe perpjekjet e saj per të qënë ne rregull me të gjithë!
Gjek i Markajve,
i ramë prej mali,
Katundar safi,
Mashkull e desh zoti,
Cung i papamë,
Qelbet erë,
Dhi e sqap,
Dush s’kish pa,
E s’kish ndigju,
Mend Tiranës,
Don me i dhanë,
Me u shit,
Si ai qi s’asht,
Pjerdh me gojë,
“Xhevahire”,
Me diftu
Se asht dikushi,
Që në fakt,
Asht askushi….