• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë dhimbjeje për gishtin e Jorushit dhe të tjera ndodhi

by Agron Gjekmarkaj
30/04/2024 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Seanca në Kuvend per mua filloi me një lajm të trishtë. Atë ma percolli Lideri në perspektive Gazi pa ju dridhur qerpiku as zëri, me qetësinë e atij që të thotë shendet pasi je kollitur.

Ne u ulem , madje edhe vetë Muçua hundë e buzë u rehatua me një tis perzhitje në ballë. Minutat si shekuj hijerënde kalonin po Jorushi i Tabakeve nuk po vinte. Madje edhe vetë shefe Albana me Mondin shfaqnin një të hollë shqetësim të dënjë per shpirtin e tyre delikat.

Tritani i sapo bërë 75 vjeç si djalosh i gatshem për sakrifica pyeste mos ka ndodhur ndonjë gjëmë apo vaki , ndonjë hata apo pusi që ajo nuk vjen e kandilit të opozitarizmes vaji i mungon? Kur padurimi po bëhej ligj dhe interesimi detyrë me zë gazmor Lideri në perspektivë tha “po ç’kini xhanem, ka thyer gishtin, e ka bërë copë copë, do ta bëjë operacion, mund t’ja shkurtojnë pak e asgjë më shumë” dhe buzeqeshi.

Desh me ra zali kur Sajme Koreshi hukama shend e vere leshonte, “gishtin ka thyer jo koken”. Në këtë hallakatje lirike me gjet Salianji .

Pikerisht ai që njohim , që nuk zhgenjen kurrë, pa të keq mbushur me dliresi me ngushelloi kur më pa aq të rënë moralisht, “po merr shembull mor i uruar tha, e ka thyer duke bërë opozitë, duke hedhur bumje retorike mbi bashkinë e Lal Erit dhe qeverinë e Babos !

Njëra syresh i ka plasur në dorë, ky është akt heroizmi, këngë trimerie duhen e jo qarje dhe tani ndiz një cigare e mblidh veten” se me kepute shpirtin more viran.

Po ta thejnë atë zemer flori motrani e shoqeni të Parlamentit.

Pasi bëri këtë të mirë, rrotulloi syrë mbi sallë por gjithçka ju duk në rregull e s’kishte ku vë më dore paqëtimi , ndaj iku i permbushur.

Kryezevendes Lideri Muli prej ditesh mbart një brëngë epike. I dashur por i heshtur, i vëmendshem por i matur enigmai rri mbi kokë si kurorë. Si një Hyqymet që kujdeset për të gjithë e gjithmonë , herë pas here merr mbi vete shikimet plot dashamirësi e mbeshtetje të Oerdit. Erdhi si Muji në Lugje të Verdha ku leshoi ortekë e gurë kundër tiranisë së Elisa Spiropalit në mungesë të Skenderbeut të fshehur maleve pasi Gaz Bardhi i ka zënë rrugen me dy kalorësit e tij besnikë Marash Logu e Everest Dedaj.

Antoneta Dhima foli, dashurinë e saj për ndertimin e socializmit e shprehu me gjuhen e thjeshtë të popullit punonjes, toptan pa teprira.

Dilua, kemisha e të cilit ngjyrë ulliri me qendisma thurur me pe të zi të linte pa mend duke sfiduar haptas pantallonat me shirita bardh e kaf si gjeneralet e Amerikes latine të Ermos shfaqi xhelozi.

Çyrbja pothuaj tashmë i squllur si poet province pas fjalimit filozofiko perkufizues të Aurores kishte rënë në te thella dhe herë pas here ja ngjeshte rradakes me gjuajtje si pikëçuditese.

Nuk mungoi as llaf i Etildes , plor renkime me një oh.. në fund të çdo fjalie ndaj të paudheve, plot habira të tipit si keshtu…drejtuar të nderdyzurve, me mallkime për të pabindurit …harami ju mbuloftë… por në fund si dielli që ngrihet në agim shfaqej besimi se Babua trim për të gjithë do jetë vegim duke leshuar një ah….!

Të ndodhte ndryshe nuk kish sesi , u desh të zhdukesin perbindeshat që të kjo botë te vije ti Babo ishte kumti i Mamices që i kishte lidhur metaforat si romet kur bëjnë dasem kutitë e teneqes pas makines së çiftit, zhurmë e të cilave ajrin çante me rropamë.

Tao ngjante me Tursun pashanë , ndonëse i mungonte një çallmë, si një bablok jepte e merrte nga atje lart , i rënë në mendime tek sheh se zjarri i ka perveluar kudo shtepinë .

Ulsiu kishte dhimbje veshi me ç’ka degjuar lart e poshtë, hatara, hatara. Bela prej kohesh duket si një murgeshë që elaboron çeshtjet e virtytit e doktrines teksa vesi ka pushtuar qeverinë.

Madje edhe vete Tezja kishte një aurë të pershpirtshme.

Ogi dukej si prifteresha e Delfit dhe ju lexonte doren. Sapo, Niko qau me denesje..duke therritur jo jo s’kam bërë gjë ! Pirdeni i dha një gdhënke me ujë. Olta Xhaçka ka marrë një gjyrë te perhime dhe është murosur.

Mazniku është bër def prej muajsh.Evlati ! Gonxhe çeli per herë të parë dhe vetë u gezua që nuk kishte harruar të fliste se vetem ka firmosur gjithë jeten. Sa here e shoh atje lart me vjen ti germushem “mos bëfsh hajer mos bëfsh që vendin e Margeritit zure duke na pikelluar shikimin more zullap”!

Sapo Ermua mbreteresha e sherrit dhe zallamahisë u ngjit atje siper filloi potere e sherr që aman falë i kjoshim Zotit. Gaxhije, gjobaxhije hungeronte Lideri në perspektive Gazi . Ajo “I pa edukatë te degdis në mal të Thatë”.

Damua në kafenë tregonte muskujt, prek pak prek i thoshte Braçes ! Ai plot adhurim tha uaaa mi uaaa mi…. gur gur ! Klosi dhe Mimia heshten gjatë te velur nga e zakonshmja por ënde jo nga jeta. Kur degjuan fjalimin e Petros njëzëri thanë jeta nuk është një shaka. Laerti pasi nuk qan më askush kerkon pika loti si lemoshë për magazen e tij. Etjeni i ra në sy kronikes vetem për intensitetin e kruarjes së mjekrres. Ina pasi mori koplimentin e Elises per cilesi fjale mu hakerrye , dhe ti meso të shkruash!

Next Post
VIDEO / Plas sherri në Kuvend, deputetja i hedh kolegut shishen e ujit në kokë

VIDEO / Plas sherri në Kuvend, deputetja i hedh kolegut shishen e ujit në kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In