• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kronika e ‘Rai 3’/ Përfitoi 30 mijë ha tokë në Vlorë, gjenerali i Guardia Di Finanza i “dashuruar” me narkotrafikantët shqiptarë

by
09/02/2022 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni italian “RAI 3” ka publikuar në një kronikë të ditëve të fundit fakte për trafikun e drogës në Shqipëri. Në kronikë flitet për një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL, i cili pas daljes në pension drejton një shoqatë kulturore italiane që operon në Shqipëri.

Sipas kronikës, shoqatës që në letra rezulton e themeluar nga dy italianë me kombësi shqiptare i janë dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i është dhuruar shoqatës nga “Artur Shehu, një qytetar shqiptar që aktualisht jeton në SHBA dhe është hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita (mafia italiane) dhe investimeve të saj në Shqipëri”.

I pyetur nga gazetari italian në telefon, gjenerali tashmë në pension, që identifikohet me emrin “Lisi” thotë se në kohën kur ishte dhuruar prona nuk ka pasur dijeni për problemet ligjore që mund të ketë pasur dhuruesi.

Dritan Zagani, ish-polici që ndodhet në azil politik në Zvicër, në një postim në Facebook thotë se gjenerali ka lidhje të forta me narkotrafikantët dhe sipas tij ka pasur rol kryesor në shumë zhivllime në Shqipëri. “Kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës!”, shkruan Zagani.

 

 

Postimi i Dritan Zaganit

“Loja filloi…!
Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pisllëqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyrën etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.
Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi,kush është ky njeri që me forcat e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!
Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”.

/b.h

Next Post
Për ca bukë me gjalpë (dhe për ca komentatorë buzëhollë)

Si i fsheha dyzet e tre mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In