• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kroacia publikon dosjet e UDB-së, ja kush ishin spiunët jugosllavë

by Java News
29/09/2015 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Agjencia Kroate e Sigurisë u ka dhënë dokumente nga shërbimet sekrete jugosllave arkivave të shtetit që t’i japë publikut qasje të pjesshme në dosje të klasifikuara për herë të parë.

Agjencia Kroate e Sigurisë dhe Inteligjencës, SOA, tha të shtunën se ka dhënë dokumente sekrete të shërbimit, të krijuara në mes viteve 1937 dhe 1990 te arkivat e shtetit, të cilat do të lejojnë që të shihen nga publiku kroat për herë të parë nën disa kufizime. Dokumentet vijnë nga Shërbimi Sekret Jugosllav, UDB, si dhe shërbimet sekrete të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe të regjimit fashist të Luftës së Dytë Botërore, quajtur shteti i pavarur i Kroacisë, NDH.

SOA tha se dorëzimi ishte pjesë e përpjekjeve për të sjellë më afër punën e shërbimit me publikun kroat. Agjencia gjithashtu tha se dëshiron të “ndjekë praktikën e shërbimeve në shtetet me traditë të gjatë demokratike”, ku dokumentet deklasifikohen kur nuk ka nevojë që të mbahen më sekret. Megjithatë, disa të dhëna do të mbeten konfidenciale dhe disa identitete të mbrojtura. “Ky dokumentacion mund të jetë interesant. Për shembull, diku mund të gjeni se kush ka qenë një informator për policinë … [ por ] jo çdo dokument do të ndryshojë njohuritë ekzistuese,” tha për BIRN Tvrtko Jakovina , një historian në Universitetin e Zagrebit.

Jakovina tha se para se t’i jepet qasje publikut, dokumentet së pari duhet të përzgjidhen nga arkivistët. “Por, pasi të bëhet kjo, sipas mendimit tim, ato do të jenë të hapur për të gjithë – për studiuesit, gazetarët, për publikun e gjerë,” tha Jakovina.

Christian Axboe Nielsen, një profesor në Universitetin Arhus në Danimarkë, i cili ka hulumtuar shërbimin sekret dhe policinë jugosllave, tha se masa ishte një hap në drejtimin e duhur, por paralajmëroi se arkivistët mund të duan disa kohë për të përpunuar të gjithë materialin.

“Një përpunim i tillë mund të bëhet justifikim që të duhen shumë vite derisa kërkuesit të fitojnë qasje,” tha për BIRN Axboe Nielsen.

“Një problem tjetër është legjislacioni plotësisht i paqartë në Kroaci, në lidhje me përdorimin e një materiali të tillë. Prandaj, ekzistojnë rregulla për mbrojtjen e të dhënave personale që janë aq shtypëse dhe ‘ngurta’ … të cilat janë një pengesë për sa i përket qasjes në dokumente”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se shteti mund t’u kërkojë hulumtuesve të nënshkruajnë marrëveshje konfidenciale që të parandalojnë zbulimin e të dhënave të caktuara në publikimet e tyre.

Sllovenia gjithashtu hodhi online dokumente nga shërbimi sekret jugosllav vitin e shkuar.

Next Post

Fatma sulmon Viola Spiron: Ti nuk je gazetare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In