Prej kohësh praktikë e zyrave arkaike, vula prej gome për aprovimin e dokumentacionit po hiqet nga përdorimi në Kroaci e cila po synon thjeshtimin e procedurave të bizneseve dhe tërheqjen e investitorëve.
Biznese të huaja shpesh e kanë shmangur Kroacinë, duke u ankuar se ka shumë procedura administrative, ka kornizë jostabile rregullatore dhe barrë të lartë të taksave, raporton Reuters.
Ndërsa tani, qeveria e qendrës së majtë, e cila mori drejtimin e vendit në janar, po zotohet se do të përmirësojë klimën investuese.
Kryeministri Tihomir Oreskoviç ka thënë se Kroacia ka qenë në mesin e gjashtë vendeve të fundit në BE që ka përdorur sistemin që konsumon shumë kohë të procesimit të faturave, kërkesave dhe dokumenteve tjera, transmeton Koha.net.
Edhe ministri i Ekonomisë, Tomislav Paneniç, e ka vlerësuar këtë hap. (B.an)









