Një surprizë rrënqethëse, e kanë cilësuar mediat italiane atë që kanë parë në fushën e stadiumit të Spliti, ku luajtën sonte Kroacia me Italinë. Në një cep të fushës, dallohet qartë në bar një kryq i thyer i Hitlerit. Aq sa në pushim të ndeshjes, një punëtor i fushës është munduar ta maskojë disi gjurmën mbi bar, duke hedhur pak dhe.