Gripi i ka marrë jetën dy personave në Zagreb të Kroacisë teksa të sëmurë raportohet të jenë mijëra persona.
Media kroate ka raportuar se numri i të prekurve po shënon rritje teksa epidemia ka nisur në muajin nëntor të vitit që lamë pas.
“Laboratori ka konfirmuar se mijëra pacientë janë prekur nga gripi në javën e parë të Vitit të Ri dhe dy persona kanë vdekur”, tha kreu i Qendrës Kombëtare të Gripit, Vladimir Drazhenovic për agjencinë./java/a.k