Nga Ilir Beqaj
Nesër bëhen 50 ditë nga rasti i parë zyrtar i sëmundjes COVID 19. E ardhmja, qoftë e afërt, qoftë e mesme nuk duket sesi do tëjetë, përveçse pranohet që do të jetë keq, si s’ka më keq, apo do të ketë edhe më keq.
Nga njëra anë është sheshimi i kurbës së epidemisë, vaksinimi, imuniteti i grupit. Nga ana tjetër është shëndeti (jeta), ekonomia (pasuria), liria (privatësia).
Më tej (ka shumë anë kjo krizë) është defiçiti (fiskal, tregëtar), borxhi (publik, privat, individ), inflacioni. Por është edhe norma e interesit, hapësira fiskale dhe aftësia paguese (creditwortheness).
Sa më sipër nuk është një listë shterruese, por renditja e gjithëkëtyre pyetjeve ekzistenciale dëshmon se sa të papërgatitur jemi gjendur përballë kësaj pandemia dhe sidomos pasojave të saj.Deri më tani, ky i kësaj here duhet të jetë dështimi më i madh i njerëzimit në kohët moderne. Sepse, të paktën kësaj here, sipas mendimit tim, krizën ekonomike e kemi drejtuar vetë. Nëse vendosëm ne vetë se kur duhet të fillonte kriza dhe me çfarë intensiteti (dhe mirë bëmë sepse vendosëm jetën para ekonomisë), duhet të ishim më të papapërgatitur se kurrë për gjerësinë dhe ashpërsinë e krizës ekonomike.
Nëse për SARS-CoV-2 flisnim me hamendësi nisur nga sivëllezërit e tij të mëparshëm të familjes së corona viruseve, nëse na u desh disa kohë ta zbulojmë në laborator e t’i vëmë emrin, nëse ende kemi disa të pajnohura për evolucionin e tij afatshkurtër, në ekonomi duhet ta kishim ditur që në fillim se çfarë pasojash do të sillte lockdoën botëror dhe nacional. E dinim sa do të mbeteshin pa punë, e dinim çfarë mallrash do të ishin me pakicë, e dinim çfarë industrish do të mbylleshin pjeqësrish apo plotësisht. Edhe nëse duam të flasim për të drejtat individuale, edhe ato e dinim para vendmarrjes së lockdown sesa do të duhet të kufizohen.
Në mënyrë naive na kërkohen sakrifica në emër të kohës. T’i japim kohë sistemit shëndetësor që të mos kalojë maksimumin e kapacitetit të tij. T’i japim kohë shkencëtarëve të zbulojnëvaksinën. T’i japim kohë popullsisë të infektohet me shpresë qëpas kësaj të imunizohet.
Ata që kanë pretenduar prej disa dekadash të udhëheqin dijen botërore vetëm po rreken të na tregojnë sesa shumë pyetje duan përgjigje, por përgjigje nuk po merr kush guximin të japë.
Opsione, alternativa njëra pas tjetrës, të mirat e të këqijat e çdo opsioni, por rekomandim sipas kontekstit konkret as fare. Tëgjithë po presin vetëm të mësojnë nga gabimet e atyre qëguxojnë të parët. Ndërsa ata që guxojnë sot të marrin vendime,duhet të kenë bekimin e të gjithë botës sepse po na mësojnë, tëpaktën, kush janë rrugët e gabuara. Që të mos shpenzojmëenergji e të mos humbim kohë.
Praktikisht çdo vend është lënë i vetëm se si të zgjidhë hallin e vet. Ne jemi një vend i vogël. Ato që i dijmë, i dijmë. Dijmë edhe çfarë nuk dijmë. Kësaj here e panjohura është se nuk dijmëçfarë nuk dijmë. Thënë më thejsht, nuk dijmë se çfarë të reje duhet të mësojmë. Për këtë do të kishim nevojë për këshillat e tëditurve. Meqë mesa duket nuk do të mund të kemi këshilla nënjë të ardhme të afërt, athere duhet të mbledhim mendjen, tështrojmë të ndenjurat e të përveshim mëngët se jemi vetëm. Përtej solidaritetit për mbijetesë të mos presim ndonjë gjë nga jashtë. Jo sepse nuk kemi miq e dashamirë, por sepse edhe ata janë njësoj si ne.
Veçse një vendim solemn duhet ta marrim. Vendimet tona nuk mund t’i marrim as duke përdorur krejtësisht çfarë është krijuar në vend nga breza të tërë (të shesim pasuri e të drejta publike), as duke e transferuar barrën tek brezat e ardhshëm. Këtyre tëfundit u mjafton halli që po i zë se duhet të jetojnë më së shumti në një botë të panjohur.
Megjithatë besoj se kësaj here ka një konsensus të gjithëpranuar se zgjidhja e komponentit ekonomik të kësaj krize nuk duhet tëpërdorë instrumentat e përdorur në krizën financiare 2008 – 2009. Ajo krizë veç të tjerash solli në europë rrënim tësocialdemokracisë së fundshekullit të 20 (socialdemokratëgjermanë e austriakë, socialistë francezë e grekë, të majtëitalianë u tretën), solli lulëzim të populizimit dhe e thellojëpabarazinë ekonomike.
Kësaj here duhet të jemi të vetdijshëmi se mungesa e likuiditetit nuk duhet jetë arsyeja apo alibia për të mos provuar një masëapo një tjetër masë të caktuar.
Edhe pse kur vjen puna të ekonomia shumë hapësirë për shpikje nuk ka. Do të duhet të vëmë në dispozicion qoftë pasuritë tona, qoftë duhet të përshtasim sjelljen shpenzuese. Edhe qeveria, edhe sipërmarrja, edhe familjet.
Në pikënisje nuk kemi ndonjë trashëgimi solide. Borxh pa fund, as qeverisë, as bizneseve, as familjeve nuk i jep kush. Edhe nëse do të vendosim të shesim asete publike, jemi në kohën kur askush nuk dëshiron të investojë. Vetëm spekulantë qarkullojnëkëto kohë.
Nëse bizneset e quajnë të padrejtë që të përdorin asetet e kompanive të tyre për të monetizuar koston disa mujore të fuqisëpunëtore, të paktën për vitin 2020 duhet të ndalojmëshpërndarjen e dividentëve. Mungesa në të ardhurave fiskale nga mosarkëtimi i taksës mbi dividentin është më pak e ndjeshme sesa financimi buxhetor i pagave të luftës për punonjësit e kompanive.
Një pjesë e mirë e të punësuarve të sektorit privat janë dëmtuar në të ardhurat familjare nga kriza. Po u japim një pagesë mujore modeste ekzistence të financuar nga paratë publike. Ndërsa po me para publike, po vazhdojmë të financojmë 100 % pagat e sektorit publik. Dalin apo nuk dalin në punë. Nuk më duket e ndershme. Nëse duhet ta përballojmë të gjithë bashkë krizën, duhet të marrim përsipër edhe të ndajmë barrën e saj. Një propozim këtu. Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020 të gjithë te punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lek. Të punësuar janë rreth 172 mijë. Krijojmë kështu njëfond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetor dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj) për tetë muajt e mbetur të vitit të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020.
Që në ditët e para të bllokimit të detyruar të disa aktiviteteve ekonomike u konstatuan kontradiktat e para. Të njëjtat që u vunëre edhe gjatë krizës pas tërmetit të 26 nëntorit, por në një pjesëtë vendit. Si do të bëhet me rrogat e punëtorëve? Si do paguajmë qeratë?
Tërmetet, pandemitë, etj janë situatata të paparashikueshme. Por, derisa herë pas here ndodhin nuk mund dhe nuk duhet të jetë e paparshikueshme përgjigja jonë. Nëse njerëzit menjëherë idrejtohen politikës për zgjidhje, politika duhet të jetë e aftë jovetëm të japë përgjigje të atypëratyshme të krizës së rradhës, por edhe të krijojë instrumenta që administrimi i krizës kurdo që të ndodhë dhe pasojave të saj të jetë sa më normal.
Insitucionet publike kanë në planin e tyre financiar vjetor tëpërfshirë një fond të veçantë brenda shpenzimeve të personelit. Zakonisht rreth 60 % e shpenzimeve mujore për fond pagash. I bie mesatarisht rreth 5 % të fondit vjetor të pagave. Pse të mos jetë detyrim një fond i veçantë për çdo punëdhënës në vend me të paktën 10 punëtorë. Nëse do të ishte 25 % e fondit vjetor tëpagave do të mbulonte pagat e tre muajve. Ky fond do tëpërdorej për situata të papritura. Mund të pranohet që në njësituatë të tillë të mos paguhet paga e plotë, por 80 % e pagës mesatare të tremuajve të fundit. Jo më pak se paga minimale nëshkallë vendi dhe jo më shumë se një shumëfish (5 herë apo 7 herë) i kësaj page. Në këtë rast do të duhet një fond sa 20 % e fondit vjetor të pagave, apo 4 % e fondit vjetor për 5 vjet. Përsa i përket të drejtave të ardshme për sigurime shoqërore ato tëllogariten mbi pagën mininmale për efekt kontributesh tësigurimeve shoqërore.
Pagesa për të punësuarit në një rast të tillë, të jetë e përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale. Nëse duke filluar nga 1 janar 2021 fillojmë e krijojmë me detyrim një instrument të tillë finaciar (me 4% të fondit vjetor tëpagave), deri në dhjetor 2025 e kemi krijuar një rezervëfinanciare që na mbron deri në 3 muaj nga të papritura qëmund të çojnë në pamundësi të pagesës nornale të pagave. Duhet të mbajmë një konsideratë që një mekanizëm i tillë në 5 vitet e ardhshme do të shtrenjtonte me 4 % shpenzimet vjetore tëpersonelit. Shpenzimet e sipërmarrjes për krijimin e këtij fondi të jenë shpenzime të zbritshme për efekt të llogaritjes së tatim fitimit.
Të mbahen nga një/disa kustod/ë financiarë sepse kështu edhe cash-in e kemi të garantuar, edhe fondi mund të shtohet edhe duke u investuar e riinvestuar. Teprica mbi nivelin 3 mujor të pagave të jetë një marrdhënie e lirë midis kustodit/kustodëve dhe sipërmarrjes. Ekzekutimi i përdorimit të këtij fondi të jetënga një autoritet publik. Diçka e përafërt me sigurimin e depozitave. Sidoqoftë sa më sipër ka si qëllim të nxisëmendimin dhe diskutimin për përdorimin e instrumentave tëqëndrueshëm në përballje me befasitë e ndryshme dhe paparashikueshmërinë e tyre. (fondi i sigurimit shëndetësor dhe fondi i sigurimeve shoqërore e kanë në ligj ekzistencën e njëfondi rezervë të aftë për të përballuar shpenzimet tremujore paçka se gjithmonë thesari i shtetit për përdorimin e tyre paraqet pengesën e kufirit të defiçitit buxhetor).
Po qeranë mese do e paguaj? Mos e paguaj?! Me të ardhurat e qerasë po shklloj djalin në Gjermani? Me kursimet e tua?I Ç’punë ka shteti të hyjë në marrdhënie midis privatëve?!
Për të shmangur çdo lloj konflikti, duhet bërë rregullimi i nevojshëm ligjor që në kohë fatkeqësish të shpalluara të tilla nga autoriteti kompetent, qeramarrësi nuk ka detyrim të paguajëqeranë, pavarësisht se çfarë është e përcaktuar në kontratën midis palëve. Për të mitiguar këtë risk po bëj dy propozime alternative të njëri – tjetrit.
Ose sigurim i detyrueshëm i kontratës së qerasë, ose paradhënie e një qeraje tremujore, por jo më shumë se 1 muaj për vit të kontratës së qerasë. E paguar çdo vit sa kësti mujor i kontratës së qerasë. Veç të thjerash do të kishim edhe një rregullim ligjor dhe fiskal të tregut të qeradhënies dhe qeramarrjes. Meqë po flasim për qeranë, duhet të sanksionojmë edhe që në rast se qerajarregullon bansesën primare të një bërthame familjare, qeradhënësi nuk ka të drejtë të nxjërrë nga banesa qeramarrësin edhe pse ky i fundit mund të mos paguajë qeranë.
Sa më sipër ishin disa ide. Do të ftoja këdo të bëhej pjesë e një kontributi të përbashkët për çfarë, si, kur, me se, …. Nuk lypet as forum, as grup pune, as bord, as portal.