• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

by Ardit Rada
13/12/2025 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte debatin. Herë duke u shfaqur si viktimë e herë si shpëtimtare e vendit. Ndërkohë që u krijua ideja se vendi ndodhej në prag të një krize institucionale, se “diçka e madhe” do të ndodhte, se drejtësia do të përballej me presione apo përplasje të forta politike, asgjë nga këto nuk ndodhi.

Përkundrazi, të dy proceset prodhuan një normalitet që rrallëherë e kemi parë në Shqipëri. Ndërsa krizat e bujshme i mbeten sërish PD-së në derë, së pari për përplasjet mes Ervin Salianjit dhe lidershipit të partisë së tij. Së dyti, për skandalin me firmat ndaj Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe justifikimet sat ë turpshme aq edhe qesharake të Grupit Parlamentar të PD.

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese tregoi se funksionon si institucion dhe jo si arenë politike. E aq më pak se ndikohet nga ndonjë presion. Është e njëjta gjykatë që më herët ka rrëzuar Edi Ramën për çështjen Veliaj, teksa këtë herë konfirmoi përmes vendimit për Belinda Ballukun se shteti ka hyrë në një fazë ku rregullat respektohen dhe proceset nuk zgjidhen më sipas orekseve të politikës. Ky normalitet duhet thënë se u nxit edhe nga vetë Balluku, e cila mbajti një profil të ulët gjatë fazës së shqyrtimit nga Kushtetuesja, por edhe thirrjet e mëparshme të saj për bashkëpunim me drejtësinë dhe mbështetje ndaj saj.

Shoqëria shqiptare sot kërkon qetësi, jo kaos dhe duket se ky ka qenë mësazhi që Balluku ka dashur të përcjellë me qendrimet e saj. Sepse në të kundërt, askush s’e ndalonte t’i përvishej drejtësisë dhe të prodhonte një konflikt permanent si Sali Berisha. Ky është një standard i ri politik që duhet ndjekur: drejtësia lihet të bëjë punën e saj, pa ndërhyrje, pa teatër dhe pa presion politik.

Edhe zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK ishte një proces i parashikueshëm për aq kohë sa mbështetja ndërkombëtare për të ishte e ditur dhe kjo nuk përbën as skandal, as surprizë, e vetmja pyetje qe ka lindur ne opinion eshte pse shteti sillet sikur ka mizen nen kesule e pse ne ate salle te mbushur me ambasadore qe nuk kane asgje ne terezi ne vendet e tyre, mungonte ne rresht te pare Ministri i Drejtesise, Drejtuesja e SHISH , Kryetari i KED, Ministja Antikorrupsion , Perfaqesuesi i Presidences etj. Për herë të parë, drejtësia nuk u prodhua nga pazare politike, por nga një balancë e qartë mes ligjit dhe garancive të kumbarëve të drejtësisë së re.

Vendimi i djeshëm i GJK-së nuk jep vetëm drejtësi për Ballukun, por e kthen ekzekutivin në funksionimin normal për të cilin është zgjedhur. Me kthimin në detyrë të zv.Kryeministres merr fund bllokimi i disa proceseve të rëndësishme, por edhe i institucioneve që prej pak kohësh janë pa titullarë, si ARRSH, KESH etj. Ky shqetësim ishte shprehur më parë nga vetë Rama, i cili tha se me një minister të pezulluar nuk mund të bëhen emërime të rëndësishme. Dhe në fund të ditës, ajo që ndodhi dje është një goditje për narrativën konfliktuale të opozitës dhe një fitore për funksionimin normal të shtetit.

Sot shqetësimi për opozitarët është fakti se PD duket se e ka braktisur protestën si mjet demokratik. Së pari kauzat që priste të përdorte, nga Balluku tek SPAK-u, ngjajnë si karta të djegura në duart e Berishës. Dhe së dyti, tentative e Lapajt për të protestuar mund ta çojë në përplasje në terren PD-në më aktivistët e ‘Shqipëria bëhet’. Jo për ndonjë arsye taktike, por ndoshta për t’i nxjerrë inatin që kanë me Salianjin. Megjithatë Gaz Bardhi e ka në dorë skenarin që do t’u diktojë të tijëve, pasi PD-në tashmë e ka Gazi dhe jo Berisha, si pretendon dinosauri i fundit politik i tranzicionit, të cilit perveç orës biologjike, po i mbaron dhe rëra në orën politike dhe Gazi di mirë ta kthejë gjithçka në estradë. Siç e ktheu PD-në javën e fundit për firmat e Shabanit dhe vetë e mori një javë pushim.

Next Post
“Turistët snajperistë” dhe “çetnikët e fundjavës”, kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

“Turistët snajperistë” dhe “çetnikët e fundjavës”, kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In