Kriza politike në Shqipëri dhe rreziku rus në Ballkan kanë sjellë në Tiranë drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në DASH, David Kostelancik.
Në axhendë janë takime me liderët kryesorë të partive politike. Keshtu mesohet se ne oren 11:00 ai do te zhvilloje nje takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.
Ne oren 14:00 do te kete takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe nje ore e gjysme me pas, pra ne 15:30 do te takohet me kryeraren e LSI-se, Monika Kryemadhi.
Axhenda e takimeve do të përmbyllet në orën 17:00 të pasdites, ku zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Zyrtari i lartë amerikan pritet që t’u përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës për uljen në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave në mes të tetorit.
E ndërsa dy vite më parë ishte Hoyt Brian Yee, ish-zyrtar i lartë i DASH-it që arriti që të zgjidhte krizën, tashmë mbetet për t’u parë nëse Kostelancik, që herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë do të arrijë që të ketë sukses në përpjekjen e tij.
David Kostelancik ka qenë zëvendësambasador i SHBA në Hungari, ndërsa ka mbuluar edhe marrëdhëniet me Rusinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, teksa edhe çështja e influencës së Moskës në Ballkan mund të jetë pjesë e diskutimeve.
Tirana pritet ta vizitohet gjatë muajit shtator nga zyrtarë të lartë evropianë por edhe nga SHBA.
g.kosovari











