Mos zgjidhja krizës politike në Maqedoni pas takimit të komisionerit Hahn ka sjellë reagimin e Ambasadorit të SHBA-së në Shkup, Xhejs Bejli, i cili ka shprehur shqetësimin e tij.
“Jam thellësisht i shqetësuar për shkak pamundësisë së liderëve që të arrijnë marrëveshje.
Marrëveshja është mënyrë se si të sigurohet përgjegjësi dhe të përmirësohen kushtet për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, dhe t’i jepet fund krizës politike.
Është i nevojshëm vullneti politik për t’u përballur me çështjet tjera të ngelura pa u zgjidhur”, ka shkruar ambasadori i SHBA-së, në Shkup, Xhejs Bejli në profilin e tij në rrjetin social.