Kryeministri italian Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen përfundimtare. Vendimi i tij vjen, një ditë pasi u tërhoq nga dorëheqja e parë që i kishte dorëzuar presidentit të vendit.
“Së pari faleminderit”, janë fjalët me të cilat kryeministri Mario Draghi hapi fjalën e tij në sallë, e cila pasoi një duartrokitje e gjatë.
“Në dritën e votës së shprehur nga Senati mbrëmë, kërkoj që të pezullohet seanca për t’ë shkuar tek Presidenti i Republikës për t’i komunikuar vendimet e mia”, tha kryeministri Mario Draghi.
Më pas përfundoi: “Faleminderit për për gjithë punën e bërë në këtë periudhë.”
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampetti deklaroi pas takimit të kreut të shtetit me kryemintrin e dorëhequr, se: “Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella priti sot në mëngjes në Palazzo del Quirinale, Mario Draghin, i cili pasi raportoi për diskutimin dhe votimin e djeshëm në Senat, përsëriti dorëheqjen e tij dhe atë të qeverisë së kryesuar nga ai. Presidenti i Republikës e ka marrë parasysh këtë, qeveria mbetet në detyrë.”
g.kosovari