Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.
Kreu demokrat ka qendruar për rreth 1 orë në zyrëne kreut të shtetit.
Takimi me Metës dhe Bashës ka përfunduar në orën 11:05 ku është parë kryedemokrati ka zbritur shkallët e Presidencës.
Nuk është zbuluar ende shkaku i vizitës, por kriza politike dhe takimet e fundit të delegacionit të Venecias besohet se mund të kenë qenë temë e diskutimeve.
Kryedemokrati ka paralajmëruar se në shtator do të fillojnë edhe protestat e opozitës kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama pasi ato u mbyllën gjatë sezonit të verës për shkak të pushimeve.
g.kosovari