Ministri saudit i Energjisë, Khaled al-Falih u shpreh se kriza në Venezuelë mund të ndikojë në ekuilibrin e tregut të naftës, në një deklaratë të transmetuar sot nga televizioni saudit ‘’Al-Arabiya’’.
‘’Ngjarjet në Venezuelë mund të kenë ndikim në tregun e naftës’’, theksoi ministri në lidhje me krizën të nxitur nga përballja mes kreut të shtetit socialist, Nicolas Maduro dhe opozitarit të së djathtës, Juan Guaido i cili është vetëshpallur president.
/a.rada