• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kriza në Shqipëri nuk vjen nga reforma zgjedhore, por nga sistemi i kalbur politik”

by A R
22/10/2025 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka komentuar zhvillimet aktuale politike në vend, duke vënë theksin te mungesa e sinqeritetit mes palëve për reformën zgjedhore, kriza e thellë e sistemit politik dhe përpjekjet për të minuar rolin e SPAK.

Sipas tij, Shqipëria nuk ndodhet në krizë për shkak të reformës zgjedhore, por për shkak të një sistemi të kalbur politik, ku partitë janë të shkatërruara dhe institucionet të paralizuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Në analizën e tij, Fitim Zekthi u shpreh se dakordësia mes palëve politike për të pasur një numër të barabartë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore nuk është e sinqertë.

“Pavarësisht se duken të dakordësuar, palët nuk janë të sinqertë sepse prej më shumë se 30 vitesh kanë treguar që nuk kanë pasur vullnet” tha Zekthi.

Ai theksoi se kriza në Shqipëri nuk ka të bëjë me reformën zgjedhore, por me vetë sistemin politik.

“Shqipëria sot nuk është në krizë politike, ekonomike apo në krizë të sundimit të ligjit dhe rendit publik për shkak të reformës zgjedhore. Vendi është në një krizë të thellë, të pashembullt, të padëgjuar në këto 35 vite për shkak të vetë sistemit politik. Institucionet janë të shkatërruara, partitë politike janë të shpartalluara, sundimi i ligjit dhe e drejta janë të paqena sepse krimi dhe korrupsioni na ka pushtuar totalisht” u shpreh ai.

Zekthi kritikoi mënyrën si janë hartuar ligjet zgjedhore ndër vite, duke thënë se ato kanë qenë gjithmonë produkt i dy partive të mëdha për përfitime elektorale.

“Ligji gjithmonë ka qenë brenda kuadrit demokratik, por këto përpjekje për të ndryshuar sërish ligjet zgjedhore janë një truk i qëllimshëm politik i partive që kërkojnë të mashtrojnë publikun, sikur po përpiqen të rregullojnë krizën tonë të pashembullt politike” tha ai.

Sipas tij, zgjidhja nuk qëndron te përmirësimi i ligjeve, por te largimi i partive nga procesi zgjedhor.

“Gjëja e parë është që partitë duhet të heqin dorë nga zgjedhjet. Nuk duhet të kenë asnjë punë me zgjedhjet, duke mos pasur as komisioner, as administrator, as në komisionet zgjedhore, komisionet zonale” tha Zekthi.

Ai e cilësoi krizën si pasojë të korrupsionit dhe përfshirjes së krimit të organizuar në qeverisje, duke shtuar se reagimi ndaj SPAK është tregues i kësaj krize.

“Nuk pranohet hetimi i politikanëve, nuk pranohet hetimi i krimit të organizuar. Reagimi ndaj SPAK është i pashembullt nga të dyja palët sepse kjo strukturë ka prekur një gjë që këta e quajnë të paprekshme” tha ai.

Zekthi argumentoi se funksionimi i SPAK ka gjeneruar një reagim total nga politika, duke nxjerrë në pah krizën reale.

“Funksionimi i kësaj strukture si SPAK ka bërë që të gjenerojë një reagim total, duke bërë të mundur shfaqjen e krizës reale, duke mos pranuar hetimin e një politikani” tha ai.

Në përfundim, ai theksoi se partitë politike, si ato opozitare ashtu edhe ajo në pushtet, nuk kanë mundësi të ndryshohen për shkak të grupeve të interesit që i kontrollojnë.

“Partitë opozitare e kanë të pamundur të ndryshohen, po ashtu edhe partia e qeverisjes, sepse grupi i njerëzve që është në krye të tyre i mban partitë për qëllime personale. Vullneti i tyre politik është që të bëjnë gjithçka për të shkatërruar ose për të minimizuar rolin e SPAK” përfundoi Zekthi.

Next Post
FOTOLAJM / Samiti në Londër, kryeministri Rama mirëpritet nga Mbreti Charles III

FOTOLAJM / Samiti në Londër, kryeministri Rama mirëpritet nga Mbreti Charles III

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In