Dhjetëra intelektualë shqiptarë të Maqedonisë, por edhe të Kosovës, janë mbledhur të premten në Prishtinë, për të diskutuar rreth pozicionit të shqiptarëve në shtetin maqedonas.
Ky forum, i cili pikënisje kishte temën “Shqiptarët dhe kriza politike në Maqedoni”, ka vënë në pah një varg shqetësimesh të shqiptarëve atje, shkruan Koha Ditore.
Njëzëri intelektualët kanë thënë se Maqedonia ka kurdisur vitet e fundit situata ndaj shqiptarëve, por, sipas tyre, gjithmonë duke gjetur përkrahje edhe nga vetë përfaqësuesit shqiptarë, me të cilët ndajnë pushtetin.
Ky forum, sipas organizatorëve nuk ka karakter partiak dhe se nuk merret me luftën për pushtet, por ka synim që të shtjellojë preokupimin e shqiptarëve. (b.an)