Bursat Evropiane përfunduan të gjitha dje në rënie të ndjeshme për shkak të pasigurive politike në Itali dhe në Spanjë, duke rritur pasigurinë e investitorëve.Madje edhe “Wall Street” u prek gjithashtu, ku treguesi “Doë Jones” ra me 1,75% dhe “Nasdaq” me 0,93%, shkruan ATSH.
Nga ana tjetër bursa e Parisit ra me 1,29%, Milanoja 2,65%, Madridi me 0,91% dhe Londra 1,26%.Investitorët u tërhoqën nga pasiguria politike italiane pas vetos së vendosur nga presidenti i vendit kundër një ekzekutivi populist që nuk garantonte qëndrimin në euro.
Një qeveri teknike provizore u emërua por tregjet i druhen zgjedhjeve të reja që mund të përforcojnë më shumë partitë populiste dhe euroskeptike. (b.an)