Kanë mbetur edhe pak ditë nga 11 dhjetori, data e mbajtjes së Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që një javë pas tij Lulzim Basha do të mbaj një tjetër Kuvend të PD.
Por edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazment Oketa, thotë se ka ende kohë për dakordësi mes palëve në PD.
Pjesë nga intervista në MCN Tv
Çfarë domethënie kanë datat 11 apo i datës 18?
Oketa: Na ka vendosur në një pozitë të vështirë. Unë jam i gjykimit se pavarësisht se ditët kalojnë ka ende kohë që strukturat drejtuese të PD të bëjnë përpjekje reale për të mundësuar një kuvend të vetëm të PD. Marrëveshje të minutë3s së fundit janë gjetur edhe me rivalë politikë dhe nuk gjej arsye që brenda PD të mos arrihet një marrëveshje e tillë.
Është kjo rruga e vetme para se të bëhen dy kuvendet?
Oketa: Nuk është rruga e vetme, por është një rrugë që do të qetësonte sadopak ujrat në PD. Shqetësimi im është çfarë do prodhojnë këto dy kuvende, do ketë dy PD, dy kryetarë? Për të mos e çuar debatin në një nivel të tillë do duhej të kishte një marrëveshje që opinioni të diskutonte me shqetësim qeverisjen e vendit.
Kush mund të ndërhyjë për një marrëveshje të tillë me Bashës dhe Berishës?
Oketa: Është vështirë të nominosh emra për faktin se së pari Basha dhe Berisha kanë qenë bashkë në çdo vendimmarrje. Ato që mund të shiheshin të njëanshëm Basha i largoi. Nëse ata do ishin respektuar ata mund të ishin përfaqësi që do të kryente moderatorin mes këtyre dy grupimeve./m.j