• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kriza i përket opozitës. Dorëheqja e Metës do të ishte e dobishme”

by A R
24/06/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Presidenti po e përkeqëson krizën duke i hedhur benzinë zjarrit, ndaj dorëheqja e tij mendoj se do ta ndihmonte zgjidhjen e krizës që nuk është institucionale, por është krizë politike e opozitës”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

I ftuar në një studio televizive, Hyseni siguroi se “ndërkohë Kuvendi do të vazhdojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit”.

“Procesi vazhdon edhe nëse Presidenti mund të vinte në komision ose nëse nuk vjen fare, komisioni do të diskutojë dhe do të dalë me një raport që do t’i paraqitet Kuvendit. Kuvendi do të vendosë pastaj. Në pritje të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi do të vazhdojë me procedurën e tij dhe do të marri vendimin. Ne kemi një rezolutë të miratuar nga 100 deputetë që evidentoi se ka shkelje të Kushtetutës, ndaj besoj se shumë shpejt do të kemi vendimmarje të Kuvendit”, tha Hyseni.

Sipas tij, “kush shkel Kushtetutën nuk mund të justifikohet me faktin se unë po jap dorëheqjen”.

Hyseni tha se “maxhoranca, në përputhje me votën e popullit vazhdon qeverisjen e vendit dhe do të çojë reformat para”.

Sipas tij “në zgjedhjet e 30 qershorit ka edhe subjekte të tjera zgjedhore që kanë paraqitur kandidatë”.

“Në shumicën e zonave ka kandidatë. Janë mbi 30 subjekte politike që konkurojnë me lista këshilltarësh dhe në shumë bashki konkurohet me subjekte dhe persona të pavarur për kryetar bashkie. Ky është pluralizimi dhe demokracia. Demokracia është të të jepet mundësia dhe t’i ke të drejtën ta ushtrosh”, tha Hyseni.

Hyseni tha se “ne do të donim t’i kishim në garë, sepse kështu do të dilte edhe më tepër në dukej puna jonë, por ajo është zgjedhja e tyre”.

Deputeti socialist shprehu bindjen se “PS do të ketë një rezultat edhe më të lartë se sa në zgjedhjet e kaluara”.

Sipas tij “votat i mbron shteti shqiptar dhe kush ka ndërmend të prekë votën nuk ka punë me PS-në, por me ligjin”. “PS ka detyrën të bëjë proces zgjedhor model sa i takon komisionerëve të cilët do të jenë super korrekt me ligjin. Ata që cënojnë zgjedhjet do të kenë penalitete ligjore deri në 7 vite  burg siç parashikohet edhe në Kodin Penal”, tha ai.

Hyseni tha se maxhoranca është e hapur për dialog në çdo kohë në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Opozita jashtëparlamentare, sipas tij, do të pengojë integrimin e vendit sepse tmerrohet nga Reforma në Drejtësi, për të cilën ka bërë çdo gjë që ta bllokojë”.

/a.r

Next Post
Uashingtoni, telefonatë Ramës, Reeker: Zgjedhjet në 30 Qershor, asnjë hap pas!

Uashingtoni, telefonatë Ramës, Reeker: Zgjedhjet në 30 Qershor, asnjë hap pas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In