• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza energjetike, Kim: Falë kompanive amerikane, Shqipëria është disa hapa para të tjerëve në përballimin e saj

by A R
30/09/2022 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë do bëjë që ky dimër të jetë i vështirë kudo në botë. Megjithatë ajo shprehet se Shqipëria është disa hapa përpara të tjerëve. Ambasadorja sjell në vëmendje se në tetor 2020, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mbi çështje ekonomike. Dhe vetëm pas disa orësh nga nënshkrimi i asaj marrëveshjeje, pati edhe një marrëveshje tjetër mbi çështjet e energjisë. Prandaj dhe, që nga ajo kohë në fund të vitit 2020, tashmë janë dy projekte të mëdha energjie ku kompani të mëdha amerikane janë të përfshira. Një prej tyre është hidrocentrali i Skavicës dhe tjetri është porti i gazit të lëngshëm në Vlorë.

Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes gjithashtu mbi diçka në lidhje me luftën në Ukrainë. Si e shihni rolin e Shqipërisë në këtë konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë?

Ambasadorja Kim: Së pari, Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si pasojë, së bashku, si anëtare të Këshillit të Sigurimit, kemi përgjegjësi të veçantë. Por mbi të gjitha, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë bashkë-penëmbajtëse në të gjitha çështjet në lidhje me Ukrainën. Ky është një rol i rëndësishëm udhëheqës. Shqipëria na ndihmoi të shkruanim rezolutën e cila kaloi së fundmi me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila dënonte pushtimin e paprovokuar, të pajustifikuar, të pajustifikueshëm të një vendi tjetër. Jemi në një situatë në të cilën një anëtar i përhershëm, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit…

Blendi Fevziu:  …ka pushtuar një vend tjetër…

Ambasadorja Kim: …ka shkelur parimin më themelor të OKB-së, sipas të cilit nuk mund të detyrosh një vend tjetër të ndryshojë kufijtë në mënyrë të njëanshme. Nuk mund ta bësh këtë gjë. Dhe ne të gjithë jemi pjesë e kësaj. Shqipëria ishte në pararojë të përgjigjes ndërkombëtare. Shqipëria ishte gjithashtu një nga vendet e para që dhuroi materiale për Ukrainën. Prandaj jemi shumë krenarë që jemi krah për krah si të thuash me Shqipërinë në përgjigjen ndaj Rusisë, sepse edhe…

Blendi Fevziu: Sepse Presidenti Putin dhe shpura e tij janë gjithnjë duke shënjestruar Shqipërinë mbi vendimin që morëm apo mbi diskutimin mbi Kosovën. Dhe më pas për shkak të luftës në Ukrainë, apo edhe për shkak të problemeve të COVID dhe pandemisë, njerëzit do të kenë një dimër të vështirë. Flas për rezervat dhe energjinë. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Do të jetë një dimër i vështirë kudo në botë. Për këtë nuk ka dyshim. Një nga pasojat që kemi parë nga lufta e paprovokuar e Putinit kundër Ukrainës, janë çmimet që kemi parë të ngrihen. Ukraina është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të grurit. Prandaj dhe kur Rusia e bëri të pamundur që Ukraina të eksportonte grurin e saj, çmimet kudo në botë u ngritën. Tani e njëjta gjë po ndodh me energjinë në Europë, për shkak të gazit dhe naftës të cilat vijnë nga Rusia në Europën Perëndimore. Gjëja e mirë është se Shqipëria është disa hapa përpara të tjerëve. Dhe ja përse: mund t’ju kujtohet se në tetor 2020, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mbi çështje ekonomike. Dhe vetëm pas disa orësh nga nënshkrimi i asaj marrëveshjeje, pati edhe një marrëveshje tjetër mbi çështjet e energjisë. Prandaj dhe, që nga ajo kohë në fund të vitit 2020, tashme janë dy projekte të mëdha energjie ku kompani amerikane, kompani të mëdha amerikane janë të përfshira. Një prej tyre është hidrocentrali i Skavicës. Dhe tjetri është porti i gazit të lëngshëm në Vlorë. Skavica do të jetë më shumë mbi optimizimin e digave të poshtme…

Blendi Fevziu: Kur do të jetë gati?

Ambasadorja Kim: Nuk e di. Por po ecën relativisht mirë. Vlora është vërtet e rëndësishme strategjikisht…

Blendi Fevziu: Shumë strategjike.

Ambasadorja Kim: Shumë strategjike. E dini përse? Sepse Shqipëria tani bazohet rreth 90% tek burimet hidrike. Kjo do të thotë se keni një burim energjie, një burim kryesor energjie. Duhet ta diversifikoni. Dhe mbi të gjitha, e dini se, kur projekti fillestar i Vlorës u hartua, u planifikua të sillte vetëm gaz natyral të lëngshëm në Vlorë dhe më pas të përshtaste termocentralin aty që të punonte me gaz të lëngshëm. Ekspertët arritën në përfundimin se në fakt, do të ishte më e logjikshme nga ana financiare që projekti të zgjerohej. Kështu që tani, jo vetëm do të sjellim gaz të lëngshëm natyror, por do ta lidhim atë me gazsjellësin e TAP-it.

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: E njihni gazsjellësin e TAP-it?

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: …shkon nga Azerbajxhani, përmes Turqisë, Greqisë, deri në fund. Dakord, kapaciteti i plotë i TAP-it është 20 BCM. Kapaciteti në veprim për momentin është vetëm 10 BCM. Nëse projekti i Vlorës ecën përpara dhe mbyllet me sukses, do të shtojë 5 BCM, që do të thotë shumë.

Blendi Fevziu: Shumë, po.

Ambasadorja Kim: Shumë, shumë.

Blendi Fevziu: Dhe do të jetë një alternativë ndaj hidrocentraleve që kemi në veri.

Ambasadorja Kim: Do të jetë një alternativë dhe shtesë ndaj burimit hidrik, dhe jo vetëm për Shqipërinë. Prandaj është strategjike, sepse do ta mundësojë Shqipërinë të behët një nyje e rëndësishme në eksportimin e energjisë dhe energji jo-ruse, në fakt, energji amerikane në Europën Perëndimore, Itali, Greqi, në zonën e Ballkanit. Prandaj ky është një projekt i rëndësishëm.

/a.r

Next Post
Auditi i KLSH te ‘Zyber Hallulli’, Reme Xholi: Fëmijët po ushqehen, s’ka probleme

Auditi i KLSH te ‘Zyber Hallulli’, Reme Xholi: Fëmijët po ushqehen, s’ka probleme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In