• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza e supermarketeve: Casa Italia shitet për 100 lekë!

by
12/08/2015 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e supermarketeve: Casa Italia shitet për 100 lekë!

 

Nën presionin e krizës së konsumit, fitimet e qendrave tregtare në Tiranë kanë rënë dukshëm, duke i vënë disa prej tyre para falimentit të pashmagshëm.

Pas nxjerrjes në shitje nga kreditorët të City Park, qendra tjetër tregtare, Casa Italia tashmë ka hequr dorë nga logoja duke u cilësuar Mega Outlet.

Si njoftohet nga ekstrakti në QKR, aksioneri i maxhorancës “Erjol shpk” ka përvetësuar të gjitha aksionet e Casa Italia, statusi i së cilës është çregjistrim pa likujdim, raporton revista Monitor.

Kompania “Erjol” që në momentin e regjistrimit kishte 75 % të aksioneve ka përthithur pjesën e mbetur të aksioneve të ortakëve Italianë dy vite pas hapjes, me 2008. Por më datë 20 shkurt 2013 Casa Italia kalon totalisht në pronësi të Erjol shpk. Sipas manadatit bankar të dorëzuar në QKR, për pagesën e kapitalit në para, “Erjol shpk” ka paguar 100 lekë për përthitjen e Casa Italia-s.

Qendra Tregtare e nisi aktivitetin në vitin 2006 me seli në kthesën e Kamzës Autostrada Tirane-Durres, km 0 (Komuna Kashar) me objekt në aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, të bareve, restoranteve e hotelerisë duke përfshire këtu të gjitha ambjentet argëtuese në funksion të tyre si disko, klube nate, e lojra të ndryshme argëtuese, administrim,menaxhim dhe shërbime të ngjashme për ndërtesa sociale, të biznesit.

Aktiviteti i Casa Italia që nisi në kulmin e bumit të kosumit në vend, duket se, ka humbur shkëlqimin nga kriza e vitit 2008 dhe konkurenca e ashpër në lëmin e qendrave tregtare.

Të ardhurat nga vit në vit nisën të bien teksa, detyrimet e qëndres u rriten. Sipas të dhënave nga bilanci që kompania ka dorëzuar në QKR të ardhurat e kompanisë në vitin 2011 u ulën 39 për qind në krahasim me vitin 2010. Ndërsa detyrimet arriten në 49 milionë lekë, 90 për qind e të cilit ishte ndaj bankave.

 

3525338788_9d445ecb21_o

Next Post

FOTOT/ Edhe Suzana Tahiri, kap "zogun" me dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In