• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza e re politike në Bullgari drejt fundit? Presidenti Radev i dorëzon mandatin ministrit të Financave për formimin e qeverisë së re

by Java News
01/07/2022 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti bullgar Rumen Radev i dorëzoi të premten ministrit të Financave, Asen Vasilev mandatin për formimin e qeverisë së re.

Kryeministri në largim Kirill Petkov, një reformist properëndimor, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave pas një votimi të mocionit të mosbesimit, ka thënë më herët se partia e tij e qendrës “Të vazhdojmë Ndryshimet” (PP) do ta propozojë Vasilevin për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Vasilev tani ka shtatë ditë për t’i dhënë fund krizës më të re politike në Bullgari, për të cilën Radev ka thënë se është edhe ekonomike dhe sociale.

Vasilev duhet t’i propozojë Radevit një kabinet për miratim dhe më pas të përballet me votimin e besimit në parlament.

Vasilev tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën, me të cilën përballet Bullgaria, duke shtuar se do të jetë e rëndësishme që qeveria “të punojë në interes të qytetarëve, jo në interes të status quo-së”.

Vasilev fitoi mandatin pasi Partia e majtë Socialiste Bullgare (BSP), një partnere në koalicionin e Petkovit, hodhi poshtë mundësinë për ta mbështetur atë.

BSP-ja, tradicionalisht miqësore me Moskën, thotë se është e zemëruar nga vendimi i Petkovit për të dëbuar diplomatët rusë. Më 28 qershor, Petkov njoftoi se Bullgaria po dëbon 70 diplomatë rusë që kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.

Më herët, të premten, ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova tha se do t’i kërkojë Moskës mbylljen e ambasadës së saj në Sofje.

Kërkesën për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë bullgare e ka paraqitur partia opozitare e qendrës së djathtë GERB, duke e akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët të financave publike dhe politikës ekonomike, si dhe për pamundësinë për të frenuar inflacionin në rritje./m.j

Next Post
FOTOT/ Ekzekutuan 3 policë, anëtarët e bandës gjunjëzohen dhe tërhiqen zvarrë në qytet me urdhër të Presidentit

FOTOT/ Ekzekutuan 3 policë, anëtarët e bandës gjunjëzohen dhe tërhiqen zvarrë në qytet me urdhër të Presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In