• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kriza e re e ARMO, bllokohen llogaritë e kompanisë që shfrytëzon uzinën e Ballshit

by A R
03/01/2018 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë IRTC, e cila shfrytëzoi për më shumë se një vit rafinerinë e naftës në Ballsh duke krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj tatimeve.

Top Channel ka mësuar se në datën 5 dhjetor, Tatimet e Tiranës kanë kërkuar nga bankat tregtare informacion mbi çdo transaksion të kryer nga IRTC për të verifikuar nëse kompania ka transferuar para në llogari të tjera brenda apo jashtë vendit.

Burime nga administrata tatimore thonë se që në fillim të dhjetorit, subjektit IRTC me administrator shtetasin Mitat Sulaj i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, dhe ndaj aseteve të saj është vendosur barrë siguruese dhe hipotekore.

Tatimet nuk zbulojnë se cila është vlera monetare e bllokuar dhe ajo e aseteve mbi të cilat është vendosur barra siguruese. Por burime nga administrata thonë se, pas kalimit të afatit një mujor nga urdhri për vendosjen e barrës siguruese, të gjitha asetet do të sekuestrohen siç sanksionohen në ligjin për procedurat tatimore.

IRTC mori në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s në shtator të vitit 2016 sipas një marrëveshje me kreditorët privatë, por edhe bekimin e qeverisë, e cila e quajti marrëveshjen një sukses.

Sipas të dhënave nga doganat, vetëm në vitin 2017 kompania ka prodhuar dhe shitur në tregun vendas 156 mijë tonë karburant. Por edhe pse ka arkëtuar mbi 220 milionë euro nga shitja e naftës, ka krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj administratës tatimore, për taksa të papaguara kryesisht TVSH dhe taksë qarkullimi.

Kjo nuk është hera e parë që ARMO lejohet të punojë pa paguar taksa duke shkaktuar dëme të mëdha në buxhet. Edhe në vitin 2009 kur u privatizua nga Rezart Taçi dhe më vonë 2014-ën kur u mor në shfrytëzim nga një kompani azere ARMO është lejuar të shmangë qindra milionë euro detyrime tatimore, të cilat nuk u rikuperuan asnjëherë, por qëndrojnë si borxhe ose janë falur përmes amnistive.

/a.m.
Next Post
Studimi/ Njerëzit me fjalor banal janë më të sinqertë

Studimi/ Njerëzit me fjalor banal janë më të sinqertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In