• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e PD-së buron dhe mbaron te Berisha

by Ben Andoni
06/05/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Që Sali Berisha është ende njeriu kryesor që vendos për Partinë Demokratike nuk është se përbën ndonjë çudi të madhe. Në çdo lëvizje, sidomos gjatë ardhjes së emisarëve të huaj për zgjidhjen e krizës, është parë se Basha, kryetari de jure i PD-së, ka dalë nga zyra e Berishës për të shkuar në bisedime dhe është kthyer sërish te ai për të raportuar. Duke menduar se sot janë sofistikuar aq shumë mjetet e komunikimit dhe se sërish njerëzit e PD-së falen te Berisha e gjitha të hedh në argumentin që sot e ndjejnë dhe e shprehin të gjithë: Mëndja dhe dora e Berishës është kudo dhe përcakton hijen e PD-së.

Dhe, në fakt, e meriton. Berisha që nga krijimi i PD-së është marrë me çdo detaj të kësaj partie. Ai nuk i ka dhënë vetëm frymën e tij këtij formacioni që e ka drejtuar në disa mandate vendin, por i ka blatuar edhe fatin. Madje edhe mënyrat luftarake sesi duhet të veproj në opozitë. Një nga këto, mbase nga më të voglat,  ishte së fundi kërcënimi që e detyroi kryeministrin e vendit të bëjë një tërheqje të diktuar taktike nga zgjedhjet lokale në Kavajë, për të mos i dhënë më shumë zjarrit që mëtohej se po ndizej.

Në vazhdën e përpjekjeve të PD-së për të trembur me demonstrimin në Kavajë, përmes zërave të ndryshëm u artikulua se nuk dihej se çfarë do të  ndodhte!! Tipike sërish mënyrë e Berishës: Të konfuzosh, të hidhesh në sulm dhe në vijën e parë të marrësh detyrat e reja. Në fakt, ata deputetë që qëndruan në Kavajë, detyrën kryesore kishin të tërhiqnin sa më shumë njerëz jashtë votimeve sesa të bënin rrëmujën, për të cilin mburreshin në rrjetet sociale.

Po ashtu, zëri i ashpër i PD-së në këto ditë proteste, është thjesht produkt i shkollës së Berishës, që nuk i shkojnë kurrsesi Bashës, që shpesh po bëhet jo thjesht qesharak në një gjuhë force që s’i ka hije, por edhe i dalë krejt mode. Ndërkohë, që kjo gjuhë force është e vetmja që e lidh atë turmë konfuze që mblidhet në Çadër, në pritje të ndonjë zhvillimi idilik që u premton PD-ja. Ashtu si batutat me funde fatale, që sërish janë të rënda për politikanët e viteve të fundit, kanë sërish origjinë vetëm atë…Berishën.

E thënë më shkoqur, Berisha ka mohuar atë fjalën e nderit që foli në mënyrë patetike ditën që dha dorëheqjen, pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve prej tij se do të tërhiqej nga Partia. Ai jo vetëm nuk e bëri këtë, siç ndodh rëndom me fjalën që jep, por tashmë, duke pasur parasysh dhe moshën e thyer, po mbetet njësoj aktiv. Zyra e tij është shumë më aktive sesa zyra e Bashës, kurse deputetët e PD-së një e nga një shkojnë e sqarohen tek ai për çdo paqartësi. Në dukje janë të justifikuar sepse të gjithë më pas e lavdërojnë për mendimin e qartë dhe këshillat, por në thelb kupton fuqinë e madhe të tij. Ndërkohë që zyra e tij është gati vend takimi i ambasadorëve të huaj, që në këto ditë krize janë munduar të marrin vesh burimin e vërtetë të krizës shqiptare, pikërisht nga goja e tij. Sepse kriza buron nga zyra e tij dhe nëse mbaron do të mbaroj sërish tek ai.

Krejt ndryshe, për shkak të zhvillimeve të saj të brendshme por edhe të karakterit të Fatos Nanos, ky i fundit largimin e ka justifikuar realisht duke mos dalë më nga qerthulli i tij, përveç momentit, kur tentoi të bëhej më kot president i vendit. Veçse, kjo i ka dhënë një frymë tjetër PS-së, që mundi edhe ta sillte në pushtet.

Në rastin e PD-së, cilido mund të shikojë krizën e sotme që fillimisht vjen nga vetë PD-ja. Ka mendime kontradiktore dhe artikulime të ndryshme brenda vetë zërit të Bashës, që për shumë njerëz mbetet ende thjesht megafoni i z. Berisha. Është nga artikulimi i tij, që çdokush e kupton para se të flasë Basha, se çfarë do të thotë, ngaqë pak më parë tezat janë nxjerrë nga Berisha ose janë lëshuar prej tij në rrjetet sociale.

Pak orë më parë ai ka bërë lajmërim për përshkallëzim të krizës: Protestën tjetër mund të mos e menaxhojmë dot, tha krenar. Ndërkohë që Basha e vazhdon me sintaksë tjetër, por njësoj, po aq butaforik. Si kryetar nderi, do vlente realisht, që Berisha të këshillonte rrugën e ndërmjetme atë negociatave, ku Basha mori shumë më tepër se tortura qytetare e Çadrës, që dëgjon monologët e tij. Por, jo asesi jo.

Shkurt, Partia Demokratike e futi vendin në krizën më të madhe politike që  nga viti 1991, në vend që problematikën e madhe që kishte PS-ja ta adresonte si duhej përgjatë katër viteve dhe ta ndihte në kursin e saj për t’u rikthyer si duhet me rregulla loje. Vetëm se Berishës nuk i intereson qetësia dhe normaliteti, por veçse tollovia, ku ai  mbetet protagonisti i vendit dhe me gjasa si do të tregojë… dhe shpëtimtari i vendit!!! Ndaj, kriza do mbyllet, kur nga zyra e tij të mos flitet më për krizë. (Javanews)

Next Post
Loja e Damianos, njihej më parë me Armelën?

Loja e Damianos, njihej më parë me Armelën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In